Page 54 - Demo
P. 54
Tema 1 Ardhja e osmanëve në Ballkan dhe qëndresa ballkano-arbërore (fundi i shek. XIV – fillimi i shek. XV)Grmicëhistorike“...E pastaj Murati iu turr Serbisë e Bullgarisë, por Llazari, despoti i Serbisë, Markoja, mbreti i Bullgarisë, Teodor Muzaka, pinjoll i dytë i shtëpisë sonë, e bashkë me të sundimtarë të tjerë të Shqipërisë, u ndeshën me turqit. Aty u thyen të krishterët e mbeti i vrarë edhe Teodori ynë, që kishte sjellë me vete një ushtri të madhe me arbrit. Po aty u zu rob Llazari i Serbisë, që më vonë turqit e vranë.” Kujtimet e Gjon Muzakës, 1510 Pjesëmarrja e Teodor Muzakës në Betejën e KosovësQëndrimi i klasës feudale ballkanike dhe shqiptare ndaj osmanëveNë vitet ‘50 të shek. XIV, osmanët, në rrugën e zgjerimit të perandorisë, pushtuan edhe Ballkanin. Pushtimi u bë gjatë dy fazave. Faza e parë ishte ajo e vasalitetit, në të cilën sundimtarët ballkanas e njohën sulltanin si kryezot dhe ishin të detyruar t’i jepnin atij një shumë të hollash dhe të merrnin pjesë në fushatat luftarake që organizonte. Mjaft sundimtarë ballkanas bashkëpunuan me sulltanin. Kështu, Karl Topia thirri për ndihmë osmanët në luftën kundër Balshajve (1385). Përçarja e sundimtarëve ballkanas dhe epërsia ushtarake e shtetit osman ishin shkaqet kryesore të përparimit të shpejtë në Ballkan. Faza e dytë ishte vendosja e administratës dhe e trupave ushtarake në rajonet e pushtuara.Koalicionet ballkanikeDisa krerë të tjerë arbër dhe ballkanas formuan disa koalicione ballkanike për të luftuar osmanët:Koalicioni i parë ballkanik u krijua në vitin 1371, ku krahas feudalëve ballkanas mori pjesë edhe Aleksandri, despoti i Vlorës. Beteja me forcat osmane u zhvillua në brigjet e lumit Marica (Bullgari). Ushtritë e koalicionit pësuan disfatë, kurse osmanët morën Përlepin, Manastirin, Shkupin, Kosturin dhe i kthyen ato në baza ushtarake, nga ku sulmonin tokat shqiptare. Në vitet 1380-1384, forcat osmane sulmuan tri herë me radhë viset e sotme të Shqipërisë së Jugut.Koalicioni i dytë u krijua në vitin 1387. Në këtë koalicion të organizuar nga shteti serb, boshnjak dhe shtetet bullgare morën pjesë edhe Balshajt. Forcat e koalicionit thyen forcat osmane, por pavarësisht kësaj fitoreje, sundimtarët e tjerë ballkanas nuk e ndërruan qëndrimin e tyre. Të ndihmuar prej tyre, osmanët arritën në dyert e Vlorës, të Durrësit dhe të Lezhës (1388).NikopolSo (1385)Nish(1386)AashkëBeogradSemederevë(1439)JelicëPejëPrizrenNovobërdëPrishtinë(1389)(1372)Palvdiv Maricë(1371)Adrianopojë(1364)Selanik(1430)Shtip(1385)Shkup(1392)Krujë(1415)ShkodërKotorrTivarUlqinDurrësKaninë Kostur(1385)Artë(1449)Savër(1385)Berat(1417)JaninëGjirokastër(1418)RaguzëDETI JONPërlep(1385)Manastir(1385)D E T I E G J EOhër(1394)(1354)Galipol Galip lDETI ADRIATIK Pushtimet e para osmane në Ballkan dhe në Shqipëri. Betejat kryesore gjatë shek. XIV.Harta e pushtimeve në Ballkan152

