Page 55 - Demo
P. 55


                                    Tematika IIIKoalicioni i tretë ballkanik i mbajtur më 1389 u organizua nga princi Lazar i Serbisë me pjesëmarrjen e disa bujarëve shqiptarë, si: Gjergj II Balsha, Teodor II Muzaka, Dhimitër Jonima, zot i trevës Lezhë-Rrëshen. Shqiptarët e Kosovës ishin inkuadruar në repartet e sundimtarit serb, Vuk Brankoviç. Shqiptarët zinin 1/4 e numrit të përgjithshëm të ushtarëve të koalicionit. Beteja u zhvillua në Fushën e Mjellmave (Fushë-Kosovë) më 15 qershor 1389 dhe përfundoi me fitoren e osmanëve. Në fund të saj u vra sulltan Murati I nga bujari shqiptar nga Kosova, Millosh Kopili. Aty u vranë edhe shumë shqiptarë, midis tyre edhe Teodor II Muzaka. Beteja e Fushë-Kosovës është një ndër dëshmitë e bashkëpunimit ballkanik. Ajo shënon fundin e pavarësisë së principatave arbërore. Pas fitores në Fushë-Kosovë, osmanët pushtuan Shkodrën, Ulqinin, Krujën dhe Danjën. Deri në vitet ‘20 të shek. XV, pushtimi osman u shtri mbi gjithë Shqipërinë Jugore e të Mesme, deri në lumin Mat në Veri.Ndarja e tokave shqiptarePas pushtimeve osmane, tokat arbërore u ndanë në këto zona:• Sanxhaku shqiptar me qendër Gjirokastrën, ku u përfshinë tokat e pushtuara nga osmanët. Në vitet ‘30 të shek. XIV, atij iu shtuan krahinat e Korçës, zotërimet e Gjon Kastriotit, të Gjergj Arianitit, të Dhimitër Jonimës etj.• Territore vasale ndaj sulltanit, ku hynin viset veriore.• Tokat nën zotërimin venedikas. Venedikasit, duke përfituar nga luftërat e arbërve me osmanët, kishin vënë dorë mbi qytetet bregdetare që shtriheshin nga Gjiri i Kotorrit deri në Artë.Pushtimi osman thelloi copëtimin politik të vendit. Në skenën historike dolën mjaft familje feudale shqiptare, të cilat luftonin për të ruajtur zotërimet dhe lirinë e tyre. Nga më të njohurat ishin: Kastriotët, Arianitët dhe Dukagjinët. Kastriotët përmenden si zotër feudalë në trevat e Dibrës, në fund të shekullit XIV. Gjatë drejtimit të Gjon Kastriotit, principata e Kastriotëve u shtri gjer në krahinën e Matit, në një pjesë të Rrafshit të Dukagjinit me dalje në det midis lumenjve Mat e Ishëm. Zotërimet e Kastriotëve kishin pozitë të favorshme Personazh historik Gjon Kastrioti zhvilloi një politikë aktive. Ai i konsideronte osmanët si rrezik kryesor, prandaj u afrua me Venedikun, i cili i dha edhe tituj nderi. Gjatë luftërave midis pretendentëve për fronin e sulltanit, Gjoni u rebelua ndaj vasalitetit, por pavarësia nuk vazhdoi gjatë. Në vitin 1409, Gjoni u detyrua t’u linte peng osmanëve njërin nga katër djemtë e tij, Stanishin. Kur osmanët pushtuan Krujën (1415), ai u dorëzoi dhe djemtë e tjerë, ndër ta edhe Gjergjin nëntëvjeçar. Pas refuzimeve të Venedikut për bashkëpunim kundër osmanëve, Gjoni i ktheu krahët edhe Venedikut dhe u lidh me Balshajt dhe me Republikën e Raguzës. Kështu, ai mundi të ruajë zotërimet nga osmanët (1423). Ai forcoi pozitat e tij nëpërmjet lidhjeve martesore me familjet më të mëdha si Muzakajt, Topiajt, Arianitët e Cërnojeviçët e Malit të Zi. Ai mbante lidhje ekonomike dhe politike me disa shtete të huaja.R I ATIKD E T I J O N ZOTËRIMET ETOPIAJVETivari RotecShasiUlqinVelipojëShëngjinRodoniDurrësKepi i LagjitVregoBashtovëSpinaricëSazanBashkësia e HimarësiaHimarëSopotKorfuzDelvinëButrintGjirokastërApoloniaVjosëSemanShkumbin (Elbasan) Liqeni iOhritLiqeni iPrespësPrespae vogëlOhërAndronikVlorëKaninë(Ndroq)ValmiPetrelëIshmi KasharKrujëMatiLezhëBunaëhdr aBi i inr DShkodërPrizrenTetovëDrishtiQidhnëPeshkopi(Dibër)BllataRahonikStetigrad eBlinishtTuziTuziLiqeni i ShkodrësOroshDriniDanjaErzeniSinjeStelushLaçBallshiBerati DevollKorçëEDushmaniShirgjShatiZOTËRIMET EDUKAGJINËVE UKhSPANËVEDUSHMANËVEDrini i Zi ZerqanVelikardhe Guri i BardhëTiranëRrogozhinëPrezëLibrazhdZOTËRIMETTOTËR EMUZAKAJVE ZAKosturShurdhahu SZOTËRIMETE ARIANITASVEKiosPejëZOTËRIMET E KASTRIOTËVEZOTËRIMET NËN SUNDIMIN OSMANZOTËRIMETNËN SUNDIMINVENECIANZOTËRIMET NËN SUNDIMIN VENECIANZOTËRIMET NËN SUNDIMIN OSMANZotërimet feudale arbërore në vitet ‘50 të shek. XV253
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59