Page 56 - Demo
P. 56
strategjike, si dhe një potencial të dukshëm ekonomik dhe ushtarak. Gjoni ndoqi një politikë elastike ndajrrezikut osman. Gjatë luftës osmano-venete (1415), Gjon Kastrioti ngriti krye, por humbi katër fortesa. Krahinat e Matit e të Dibrës kaluan nën sundimin osman. Gjoni mundi të ruante një pjesë të vogël të principatës mbasi pranoi vasalitetin dhe dorëzoi peng djemtë e tij.Në pranverën e vitit 1432, nisi një tjetër kryengritje, ajo e drejtuar nga Gjergj Arianiti, që kishte si qëllim dëbimin e osmanëve nga zotërimet e veta. Sulltan Murati II dërgoi një ushtri prej 10 000 vetash kundër tij, por Gjergji i tërhoqi osmanët deri në fshatin Buzurshek në luginën e Shkumbinit, ku i shpartalloi plotësisht. Në vitet 1434-1435, Gjergj Arianiti korri disa fitore, të cilat e bënë të njohur në Evropë. Papa Eugjeni IV dhe perandori gjerman i dërguan përgëzime dhe i premtuan ndihma.Histori përmes termave dhe emraveShpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:vasal koalicion ballkanik copëtim politik Histori përmes arsyetimitSulmet e turqve osmanë në trojet arbërore, krahas epërsisë ushtarake, gjetën terren të përshtatshëm edhe për shkaqe të brendshme.Shpjegoni këto shkaqe duke i ilustruar me shembuj konkretë.Dyndja turke pati si pasojë kryesore pushtimin dhe shfrytëzimin e territoreve dhe të popullsisë. Por pati gjithashtu edhe një anë tjetër, që do të kishte ndikim të madh në aspektin shpirtëror të popullsisë arbërore dhe, më pas, shqiptare.Identifikoni këtë element të ri dhe përshkruani ndikimin e tij te popullsia autoktone arbërore.Histori përmes analizësRenditni koalicionet ballkanike dhe pjesëmarrësit e tyre.Analizoni shkaqet e përparimit të shpejtë të osmanëve në Ballkan.Shpjegoni pjesëmarrjen e gjerë të shqiptarëve në koalicionin e vitit 1389.Evidentoni copëtimin e tokave shqiptare.Analizoni politikën e Gjon Kastriotit kundrejt osmanëve.Vlerësoni figurën historike dhe veprimtarinë e Gjergj Arianitit dhe Gjon Kastriotit.Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohuriveKoalicioni I____________________________________________________________Koalicioni II____________________________________________________________Koalicioni III____________________________________________________________FjalorKoalicion – lidhje e përkohshme ndërmjet shtetesh, partish etj., që bëhet për të mbrojtur interesa të njëjta ose për t’ia arritur një qëllimi të përbashkët.Sanxhak – njësi administrative në kohën e Perandorisë Osmane, me shtrirje tokësore të ndryshme sipas periudhave historike. 3 Stema e Kastriotëve54

