Page 57 - Demo
P. 57
Tematika IIIMomentet kryesore të jetës së Gjergj Kastriotit (1405-1443)Gjergji u lind në vitin 1405. Në moshën 9-vjeçare u dorëzua peng tek osmanët së bashku me dy vëllezërit e tjerë. Ai u dallua për zgjuarsinë dhe shkathtësinë e tij, prandaj, për rreth 10 vjet vazhdoi shkollën e içogllanëve për t’u përgatitur si qeveritar osman. Natyra e kishte pajisur me dhunti të veçanta mendore e fizike. Në shkollë u përgatit ushtarakisht dhe mësoi disa gjuhë të huaja. Atij iu vu emri Skënder (Aleksandër).Qysh në ekspeditat e para në Ballkan dhe në Azinë e Vogël, u shqua si një ushtarak i zoti dhe shumë shpejt mori titullin bej, duke përparuar deri në postin e sanxhakbeut. Gjatë viteve 1437-1438, Skënderbeut iu dha posti i qeveritarit të Krujës. Sulltan Murati e shihte me dyshim qëndrimin e tij, prandaj pa mbushur vitin e gradoi sanxhakbej jashtë tokave arbërore. Me vdekjen e të atit, atij iu mohua e drejta që të trashëgonte principatën e Kastriotëve, mbasi dy vëllezërit e tij kishin vdekur. Sidoqoftë, Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t’u kthyer në krye të principatës. Ai shfrytëzoi urdhrin për të shkuar në frontin e Danubit kundër Huniadit, nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë. Më 3 nëntor 1443, Huniadi theu forcat osmane. Skënderbeu së bashku me qindra bashkatdhetarë, pjesëmarrës në këtë betejë në krah të turqve, i shoqëruar nga nipi i tij, Hamza Kastrioti, braktisi frontin sipas planit dhe mori rrugën e kthimit për në atdhe. Nga Dibra deri në Krujë, ai u prit si çlirimtar. Skënderbeu ftoi në Krujë bujarët shqiptarë për të zbatuar planin e një kryengritjeje të përgjithshme. Më 28 nëntor 1443, ai u shpall “zot i principatës së pavarur të Kastriotëve me qendër Krujën”, ku u ngrit edhe flamuri i kuq me shkabën e zezë dykrenore.Njëra pas tjetrës u çliruan Kështjellat e Petrelës, të Gurit të Bardhë, të Stelushit e të Sfetigradit etj. GrmicëhistorikeTema 2 Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Besëlidhja e Lezhës“...Lirinë nuk jua solla unë, por e gjeta këtu! Sapo më shkeli këmba në truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m’u derdhët me vrap të gjithë, më dolët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar se u ngritën nga varret etërit tuaj, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishin zbritur këtu gjithë perënditë... Armët, nuk jua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë kudo, se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat...”Nga fjalimi i Skënderbeut më 28 nëntor 1443, sipas M. BarletitSkënderbeu kundër osmanëve, murale, Muzeu i Krujës155

