Page 58 - Demo
P. 58
Situata dhe kushtet historike që i paraprinë Kuvendit të LezhësPërvoja e deriatëhershme shqiptare e ballkanike kishte treguar se, Perandorisë Osmane nuk mund t’i bëhej ballë pa bashkimin e forcave të brendshme politike, ushtarake e ekonomike dhe pa bashkëpunimin me vendet e tjera. Prandaj Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ndoqi një politikë të brendshme e të jashtme shumë aktive. Ai e kuptoi se për shqiptarët nuk do të kishte perspektiva për mbrojtjen e viseve të lira, pa kapërcyer copëtimin politik të vendit dhe pa një bashkërendim të burimeve njerëzore, ushtarake e ekonomike të vendit.Për zgjidhjen e këtyre detyrave, si hap të parë e të domosdoshëm, Skënderbeu gjykoi mbajtjen e një kuvendi të përgjithshëm me krerët e zotërimeve të pavarura të vendit. Organizimi i kuvendit dhe vendimet e tijKy kuvend u vendos që të mbahej në Lezhë dhe ishte i pari me një përfaqësi kaq të gjerë kombëtare. U mbajt aty, sepse Lezha kishte një pozicion gjeografik të favorshëm për mbajtjen e Kuvendit; ajo ndodhej afër zotërimeve të pjesëmarrësve kryesorë të Kuvendit dhe kishte lidhje të ngushta ekonomike me viset e çliruara shqiptare. Veç të tjerash, ajo ishte nën zotërimin venecian, çka mënjanonte pakënaqësitë që mund të lindnin ndërmjet sundimtarëve shqiptarë. Kjo madje mund të interpretohej edhe si një thirrje miqësore për bashkëpunim me Republikën e Venedikut.Kuvendi i fisnikëve shqiptarë u mbajt më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë. Në të morën pjesë udhëheqës të kryengritjeve të mëparshme antiosmane dhe përfaqësues të aristokracisë shqiptare si: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia, Gjergj Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Lekë Zaharia, Teodor Muzaka i Riu etj.Kuvendi vendosi që bashkimi i shqiptarëve të bëhej në formën e një aleance politike dhe ushtarake, që u njoh me emrin Besëlidhja Shqiptare e Lezhës. Si kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu, i pari midis të barabartëve. Gjithashtu, u vendos të krijohej një ushtri e përbashkët, me Skënderbeun si komandant të përgjithshëm të saj; të ngrihej një arkë e përbashkët, që do të mbushej nga kontributet e secilit anëtar të Besëlidhjes, nga taksat doganore, nga të ardhurat e kriporeve të Shën Kollit, që kishin Kastriotët pranë grykëderdhjes së lumit Mat etj.Vendimet e Kuvendit të Lezhës shënuan një hap përpara drejt bashkimit politik të vendit.Ndikimi i Besëlidhjes së Lezhës dhe unifikimi i faktorit arbërorMe krijimin e Besëlidhjes u hodh një hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qendror për të gjitha viset e lira shqiptare, me në krye Gjergj Kastriot-Skënderbeun.Anëtarët e Besëlidhjes Shqiptare synonin që, në kuadrin e saj, të ruanin autonominë e tyre dhe Skënderbeu, si kryetar i saj të ishte si “i parë ndërmjet të barabartëve”. Realisht, vendimet e Kuvendit i dhanë Skënderbeut një pozitë të veçantë ndaj fisnikëve të tjerë shqiptarë në kushtet e rrezikut të pushtimit osman.Gjergj Kastrioti-Skënderbeu doli në krye të jetës politike e ushtarake të vendit jo rastësisht. Për këtë ndikuan: Personazh historikGjergj Arianiti ishte një nga ſIWTCVMT[GUQTGJKUVQTKMGtë shek. XV, pjesëmarrës dhe udhëheqës i shquar në luftën kundër pushtimit osman. Që prej vitit 1444, ai u lidh ngushtë me luftën e udhëhequr nga Skënderbeu, mori pjesë në Kuvendin e Lezhës dhe në të gjitha betejat e para kundër osmanëve deri më 1450. Gjergj Arianiti e konsideronte veten si zot të pavarur, zotërimet e të cilit nuk u shkrinë në shtetin e përqendruar të Skënderbeut, sa ishte gjallë. Në raste të ndryshme, ai lidhi edhe marrëveshje të veçanta me shtete të huaja.Simboli i Besëlidhjes së Lezhës256

