Page 59 - Demo
P. 59


                                    Tematika III1. roli i veçantë i tij në organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1443;2. pozita gjeografike e shtetit të Kastriotëve (që ishte në qendër të viseve të lira dhe nëpër të kalonin rrugët më të rëndësishme);3. lidhjet e shumta farefisnore e martesore të Kastriotëve me shumë familje fisnike të tjera;4. personaliteti i Skënderbeut, i cili kishte të gjitha cilësitë për drejtimin me sukses të luftës.Histori përmes termave dhe emraveShpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:bejlerbej Besëlidhja Shqiptare e Lezhës“i pari mes të barabartëve” arkë e përbashkëtHistori përmes arsyetimitPrincipata e Kastriotëve nuk ishte ndër më të rëndësishmet, fisnikë të tjerë kishin reputacion më të madh sesa Skënderbeu në popullsinë shqiptare.Përse mendoni se Skënderbeu doli si drejtues i rezistencës shqiptare kundër turqve?Duke u kthyer në Krujë, Skënderbeu dha sinjalin e nisjes së një kryengritjeje të përgjithshme të shqiptarëve kundër pushtuesve turq.Sipas mendimit tuaj, cili ishte kushti kryesor që kjo kryengritje të ishte e suksesshme?A mund të identifikoni ndonjë pikë të dobët në organizimin e Besëlidhjes së Lezhës?Histori përmes analizësRenditni vendimet e kuvendit të Lezhës.Evidentoni rrugën e zgjedhur nga Skënderbeu për të realizuar projektin e tij për një kryengritje të përgjithshme.Cilat ishin arsyet që çuan në organizimin e kuvendit në qytetin e Lezhës?Analizoni shprehjen: “I pari midis të barabartëve.”Shpjegoni nëse Kuvendi i Lezhës shënon krijimin e një shteti shqiptar unitar.Krahasoni figurën e Gjergj Arianitit me atë të Skënderbeut.Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohurivePolitike____________________________________________________________Ushtarake____________________________________________________________Ekonomike____________________________________________________________FjalorIçogllan – shkollë në pallatin e sulltanit ku fëmijët e sundimtarëve joosmanë përgatiteshin si nëpunës osmanë. Mësimet vazhdonin 6-10 vjet.3 Kalaja e Lezhës57
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63