Page 60 - Demo
P. 60


                                    Kalimi nga Lidhja në shtetin e përqendruarLuftimet e viteve ‘40 i treguan Skënderbeut se Besëlidhja e Lezhës kishte disa të meta, sepse disa krerë nuk merrnin pjesë rregullisht në luftë; të tjerë nuk jepnin kuotën e caktuar; grindeshin me njëritjetrin dhe dilnin nga Lidhja. Zhvillimi i mëtejshëm me sukses i luftës mund të realizohej me kalimin nga aleanca politike në një shtet të përqendruar në duart e tij. Për këtë ai përdori disa rrugë: lidhjet martesore, vullnetarizmin e feudalëve dhe forcën.Duke pasur përkrahjen e fshatarësisë së lirë, Skënderbeu filloi të mos përfillte pozitat e sundimtarëve, shkeli zotërimet e tyre dhe vendosi në kështjellat e tyre garnizone besnike. Kur e ndjeu veten të fortë, ai zhveshi nga ofiqet krerët e pazotë dhe pronat e tyre ua dha komandantëve trima. Shkallëshkallë, zotërimet e tyre humbën autonominë politike dhe u njësuan me zotërimet e Kastriotëve në një shtet të vetëm. Tema 3 Qëndresa e arbërve kundër osmanëve dhe diplomacia e shtetit të SkënderbeutGrmicëhistorike“4 maj 1448. Mbasi një nënshtetas yni, njeri praktik dhe i kuptueshëm, e njoftoi zotërinë tonë se mund të gjente mënyrën që mund ta mbyste ose të fuste të tjerë ta mbytnin Skënderbeun, armikun tonë, por lyp si shpërblim 100 dukate në vit, vendosi t’i përgjigjet se, në qoftë se ai e mbyt me dorë të vet ose me dorën e ndonjë tjetri Skënderbeun, jemi gati t’i japim për tërë jetën rrogën e sipërtreguar. E që t’i përvishet më me gëzim kësaj pune, t’i thuhet atij se do ta vëmë atë në radhë të parë për çdo favor që kemi mundësi dhe që na duket i përshtatshëm.”Dokumente kryesore për Historinë e Shqipërisë, vëll.II Vendimi i senatit të Venedikut, 14 maj 1448 ZotërimetvenedikaseTivari RotecShasiUlqinVelipojëShëngjinRodoniDurrësKrujëKasharTiranëPetrelë LibrazhdOhërManastirLiqeni i Prespës së MadheLiqeni i Prespës së VogëlRrogozhinëShkumbinErzenMatAndronikKepi i (Ndroq)Lagjit VregoBashtovëSpirancëSazanApolonia BeratiBallshiVlorëKaninëHimarëGjirokastërDelvinëButrintSopotKorçëKosturValmi(Elbasan)Stelush ZerqarValikardhë KlosSinjëQidhnëOroshBlinishtDanjaShurdhahuPejëPrizrenTetovëPeshkopiStefigradBllataFahonik(Dibër)DrishtiShkodërLiqeni i ShkodrësGuri i BardhëPrezëKorfuzShatiDushmaniLiqeni i Ohrit1 Kufijtë maksimalë të shtetit të Skënderbeut58
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64