Page 61 - Demo
P. 61
Tematika IIIAi vetë u martua me Donikën, të bijën e Gjergj Arianitit, ndërsa të motrat ishin martuar në dyert e Topiajve, Muzakajve, Balshajve etj. Pas çlirimit të vendit, krijimi i shtetit të pavarur ishte vepra e dytë e madhe historike e Skënderbeut.Shteti i Skënderbeut ishte i organizuar në formën e monarkisë feudale. Territori i tij e arriti shtrirjen më të madhe në vitet ‘60 të shek. XV, nga lumenjtë Devoll e Seman në jug, deri në Malësinë e Dukagjinit në veri; nga brigjet e Adriatikut në perëndim deri në luginën e Drinit të zi në lindje. Pushteti ishte i trashëgueshëm dhe Skënderbeu në dokumentet e kohës mbante titullin “zot i Shqipërisë”. Sipas rregullave evropiane, kurorëzimi do të bëhej nga Papa kur të mbërrinte në tokat shqiptare në krye të një kryqëzate. Ai u nis nga Roma, por vdiq pa dalë nga Italia, ndaj dhe Skënderbeu mbeti i pakurorëzuar. Megjithatë ai kryente detyrat e mbretit: nxirrte dekrete për mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë, për caktimin e taksave, të doganave etj. Ai kishte të drejtën t’u shpërndante zotërime tokësore bujarëve shqiptarë të dalluar për besnikëri dhe trimëri, si dhe dënonte krimet e rënda ndaj shtetit, si tradhtia e spiunazhi. Pranë Skënderbeut vepronin disa organe: Kuvendi i Princave Shqiptarë, Këshilli i Lartë dhe Këshilli i Luftës. Shteti kishte arkën, ushtrinë dhe aparatin administrativ. Së fundi, shteti kishte simbolet e veta, si flamurin, stemën dhe vulën zyrtare. Duke i pasur të gjitha karakteristikat e shtetit të asaj kohe, për herë të parë mund të flitet për një shtet unitar, i cili kishte filluar nga Balsha II.Në kushtet e luftërave të vazhdueshme, në plan të parë të shtetit doli detyra ushtarake. Skënderbeu i kushtoi vëmendje të veçantë organizimit të ushtrisë dhe të mbrojtjes. Brenda një kohe të shkurtër, ai përgatiti një ushtri prej 15000 vetash, u meremetuan kështjellat dhe u vendosën reparte të zgjedhura. Skënderbeu krijoi një sistem mbrojtës në pjesën lindore të vendit. Si strateg, përgatiti strategjinë dhe taktikat e mbi 23 betejave ushtarake kundër osmanëve dhe Venedikut, prej të cilave humbi vetëm dy. Ndër betejat e Skënderbeut përmendim: beteja në Torvioll, në Kashar, Oranik, Mokër, beteja me Venedikun për çlirimin e Dejës etj.Skënderbeudhe Donika, pamje nga filmi “Skënderbeu”, prodhim i vitit 19532Vula kryesore e Skënderbeut359

