Page 64 - Demo
P. 64
Figura e Gjergj KastriotSkënderbeut përmes letërsisë dhe artit shqiptar e botërorVeprimtariprak ti k eSituata e të nxënit Shekulli XV është shekulli i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në atë kohë, Shqipëria u bë fushë betejash titanike dhe Kruja, çerdhe e lirisë për njëqind vjet me radhë. Në historinë e njerëzimit rrallë gjen shembuj të tillë heroizmi dhe vetëmohimi si në historinë e popullit shqiptar të epokës së Skënderbeut. Mijëra volume historike dhe qindra vepra letrare artistike kanë përjetësuar trimëritë e arbërorëve dhe emri i Skënderbeut është bërë sinonim i virtyteve morale dhe i sakrificës më të lartë, kur bëhej fjalë për të mbrojtur gjer në fund vlerat më të shtrenjta të njerëzimit: njeriun, nderin e lirinë e tij, atdheun, pavarësinë e tij dhe qytetërimin evropian. Veprat që trajtojnë figurën, jetën dhe veprat e Skënderbeut ndahen në dy grupe: • vepra të mirëfillta historike;• vepra me karakter publicistik, filozofik dhe artistik.Me veprën dhe figurën e Skënderbeut janë marrë shumë autorë shqiptarë dhe të huaj. Këtu mund të përmendim që nga ata afërsisht bashkëkohës të tij, si Marin Barleti, Dhimitër Frengu apo Gjon Muzaka, deri tek autorët dhe veprat e ditëve të sotme. Të shumta janë krijimet e kulturës popullore në këngë e vargje, veprat letrare apo ato të arteve figurative, muzikore dhe kinematografike me subjekt figurën, bëmat dhe ngjarjet historike që lidhen me Skënderbeun. Objektivat e të nxënitNxënësi/ja:• shpjegon në mënyrë të përmbledhur rrethanat historike dhe figurën e Skënderbeut;• vlerëson rolin e folklorit si mjet për përcjelljen në kohë dhe hapësirë të epopesë së Skënderbeut;• identifikon veprat kryesore me karakter historik që trajtojnë figurën dhe bëmat e Skënderbeut;• evidenton pasqyrimin e figurës së Skënderbeut në letërsi si në veprat e autorëve shqiptarë, ashtu edhe ata të huaj;• tregon vendin që zë arti pamor, muzikor apo kinematografia në evidentimin e figurës së Skënderbeut;• analizon debatet që ngjallin vepra të ndryshme rreth aspekteve të ndryshme të jetës dhe veprimtarisë së Skënderbeut (p.sh., vepra e O. J. Shmit, “Skënderbeu”, botuar në 2008). UdhëzimKoha1 orë mësimore.MetodaPunë në grupe, prezantim në klasë.“Skënderbeu” pikturë nga Spiro Xega162

