Page 65 - Demo
P. 65


                                    Tematika IIIZhvillimiMësuesja e ndan klasën në katër grupe, të cilat do të kenë për objekt të punës së tyre:Grupi I: Veprat me karakter historik që trajtojnë figurën e Skënderbeut• Evidentohen, nisur nga aspekti kronologjik, disa prej veprave kryesore që kanë si subjekt jetën dhe veprën e Skënderbeut.• Vihen në dukje informacione rreth rrethanave të krijimit dhe objektivitetit të veprave të ndryshme historike lidhur me Skënderbeun.• Debatohet rreth veprës së Oliver Shmitit për Skënderbeun, duke vënë në dukje aspektet e diskutueshme të saj. Grupi II: Folklori dhe kultura popullore me tematikë Skënderbeun• Identifikohen krijime të natyrës folklorike që trajtojnë figurën e Skënderbeut duke u përqendruar te burimet e qytetit apo zonës së tij.• Analizohen disa prej formave të shprehjes së kulturës popullore ku zë vend tematika e jetës dhe veprës së Skënderbeut.Grupi III: Arti pamor (piktura, skulptura, kinematografia, teatri)• Evidentohen disa vepra të autorëve të huaj, që janë përgjithësisht edhe të parat, lidhur me Skënderbeun.• Analizohen disa prej veprave të autorëve shqiptarë, duke u përqendruar në veprat monumentale të vendosura në qytete të ndryshme të Shqipërisë.• Prezantohet një shikim i përmbledhur i vlerave të Muzeut të Skënderbeut në Krujë.• Diskutohen elemente të ndryshme të filmit emblemë “Skënderbeu”, duke u përqendruar te pasqyrimi i ngjarjeve historike të kohës në të.Grupi IV: Letërsia për Skënderbeun• Tregohen veprat dhe autorët kryesorë që kanë krijuar letërsi me tematikën e Skënderbeut.• Vihet në dukje roli i poetëve dhe i shkrimtarëve arbëreshë në lëvrimin në letërsi të figurës së Skënderbeut.• Shpjegohet vendi që zënë autorët e huaj, të cilët kanë krijuar vepra letrare lidhur me Skënderbeun.Secili grup duhet të paraqesë punën e bërë nëpërmjet një prezantimi në klasë. Ky prezantim mund të marrë forma të ndryshme si material në PowerPointapo krijimi i një albumi me foto apo materiale të tjera të grumbulluara dhe të përdorura gjatë punës së grupit.Në përfundim të veprimtarisë, nxënësit vlerësohen në grup, mbi bazën e materialeve të hulumtuara, qartësisë, estetikës së prezantimit të paraqitur dhe angazhimit që kanë treguar në gjetjen dhe mbledhjen e materialit, si edhe në paraqitjen e tij para klasës.“Skanderbeg” Oliver Shmit2Kapaku i veprës së Marin Barletit, “Skënderbeu”4Bust i Skënderbeut, derdhur në bronz363
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69