Page 66 - Demo
P. 66


                                    Organizimi administrativTokat shqiptare bënin pjesë në njësinë administrative të Turqisë Evropiane (ejaleti i Rumelisë) dhe ndaheshin në nëntë sanxhakë. Qeveritarët mbështeteshin në kodin qendror të hartuar nga sulltani dhe në kodet e sanxhakëve shqiptarë. Sanxhaku ndahej në kaza e kazatë në nahije. Në krye të sanxhakut ishte sanxhakbeu, i cili varej nga kreu i ejaletit të Rumelisë, valiu.Organizimi ekonomikFshati shqiptar u nda në dy zona: zona e parë përfshinte krahinat, në të cilat funksiononte sistemi i timarit, ku pronar i tokës ishte shteti (ose sulltani), që e ndante tokën në tri lloje zotërimesh: timare, ziamete dhe hase. Zotëruesit e tyre (spahinjtë) ishin të detyruar të merrnin pjesë në fushatat ushtarake me një numër të caktuar ushtarësh, në varësi të madhësisë së zotërimit. Si shpërblim merrnin një pjesë të detyrimeve të fshatarësisë shqiptare. Fshatarët (raja) që punonin tokën e zotëruesit i shlyenin shtetit taksën për kokë (xhizja), që merrej nga meshkujt e krishterë në moshë madhore. Kjo taksë erdhi duke u rritur. Taksë tjetër ishte ajo për bagëtitë (xhelepi). Raja i shlyente zotëruesit të dhjetën e prodhimeve bujqësore dhe të kashtës, taksën e pendës e të tjera.Brenda gjirit të timarit (gjysma e dytë e shek. XVI), lindi një formë e re pronësie që quhej çiflig. Në dallim nga zotërimet e kushtëzuara, çifligu ishte një ekonomi e madhe private e pakushtëzuar me detyrime ushtarake. Çifligarët ua shpërndanin tokën fshatarëve pa tokë (çifçinj).Zona e dytë përfshinte krahinat malore të vetëqeverisura. Popullsia e këtyre krahinave i shlyente shtetit një tribut (haraç vjetor) në të holla ose ushtarë. Qyteti shqiptarQytetet (shehir) nuk përfshiheshin në sistemin e timareve. Ato u mbuluan me një vello fetare islame. Që nga larg dalloheshin minaret e xhamive të vendosura në qendër të qytetit. Po ashtu, edhe organizimi i zejtarisë dhe tregtisë u bë mbi bazat e islamit. Tema 4 Territoret shqiptare gjatë sundimit osman (shek. XVI-XVIII)GrmicëhistorikeBesimet fetare në Shqipëri“Myslimanët e këtushëm (Dukagjin) martohen me gra të krishtera dhe i lejojnë të ndjekin ritet e fesë së tyre. Kur u lindin fëmijët, i çojnë më parë në kishë dhe u vënë atyre emrat me prift, pastaj u vënë emra myslimanësh dhe, kur i thërresin, përdorin një emër mysliman dhe një të krishterë, si p.sh., Ferhat Gjoni, Berri Grimshi, Hysret Damjani dhe Hasan Bogdani. Në rast se ka raste të tilla, të vriten të gjithë... “Nga një ferman i sulltanit drejtuar sanxhakbeut të Dukagjinit, 5 nëntor 1568, në S. Pulaha, “Qëndresa”Fakte historikeShqiptarët gjatë kësaj periudhe dalloheshin për tolerancë fetare. Ata respektonin fenë e tjetrit. Toleranca lidhet me një varg faktorësh historikë. Shqiptarët trashëguan nga ilirët paganizmin. Ata, të parët përqafuan krishterimin. Edhe pse historia i ndau në katolikë e ortodoksë, ndërmjet tyre nuk kishte MWſLVÅRTGTÅVQMÅUQTGKatolicizmi herë zgjerohej dhe herë rrudhej. Edhe “Kurani” lejonte tolerancën fetare. Kështu, besimet dhe praktikat kishtare dhe islame iu përshtatën njëratjetrës. Islamizmi ishte një fe monoteiste dhe lejonte nderimin e një zoti, Allahut. Krahas tolerancës, jo rrallë u shfaq edhe indiferentizmi i shqiptarëve ndaj fesë.64
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70