Page 67 - Demo
P. 67
Tematika IIIPas shkatërrimeve nga luftërat, u desh një shekull që ato të rimëkëmbeshin (XVI). Qendrat më të rëndësishme ishin: Elbasani, Shkodra, Prizreni, Berati. Këto qytete kishin të zhvilluar zejtarinë dhe tregtinë. Në shek. XVIII, në qytetet shqiptare ushtroheshin 80 lloje zejesh.Qytetet ishin edhe qendra tregtare, ku bëhej shkëmbimi i mallrave. Tregjet e Elbasanit, të Beratit e të Shkodrës kishin nga 900 dyqane. Në Shkodër, në Elbasan e në Prizren kishte tregje të mbyllura (bezistane), ku ruheshin e shiteshin mallrat e shtrenjta, si bizhuteritë e stolitë prej ari e argjendi. Zejtarët e tregtarët shqiptarë u bashkuan në disa organizata të quajtura esnafe, të cilat ishin të ndara sipas besimeve. Në krye të esnafit, qëndronte një këshill (llonxha), i përbërë nga mjeshtër të zotë. Esnafet kishin statutet e tyre:• përcaktonin shtrirjen e punishteve, lëndën e parë, gramaturat, cilësinë dhe shitjen e prodhimit;• merrnin pjesë detyrimisht në fushatat ushtarake;• jepnin ndihma financiare për institucionet fetare dhe ndihmonin në hapjen e shkollave.Tregtarët shqiptarë kishin marrëdhënie dhe me botën e jashtme. Nga viset shqiptare eksportoheshin prodhime bujqësore e blegtorale dhe importoheshin prodhime manifakturore e industriale. Në raportin ndërmjet eksportit dhe importit, Shqipëria në këtë periudhë kishte një bilanc aktiv. Eksporti ishte më i madh se importi.Prirjet shoqërore politikeGjatë shek. XVI-XVII, në Shqipëri u shfaqën dy prirje politike. E para ishte ngjitja e shkallëve të hierarkisë shtetërore nga pjesëtarë të klasës feudale që përqafuan fenë islame. Vetëm vezirë të mëdhenj (kryeministrat) shqiptarë në shek. XVI-XVIII ishin më shumë se 29. Pa dyshim, kjo prirje ndikoi negativisht në dobësimin e qëndresës antiosmane.E dyta ishte qëndresa me armë, si në zonën e timarit, ashtu dhe në krahinat autonome. Për kryengritje të përhershme u dalluan tri krahina: Himara, Dukagjini dhe Malësia e Madhe. Përvoja e kryengritjeve të shek. XVI tregoi se ishte e nevojshme një bashkërendim forcash nën një udhëheqje të vetme. Për këtë arsye u thirrën disa kuvende shqiptare në Mat (7 nëntor 1594), në Blinisht të Zadrimës (1599) dhe në fshatin Dukagjin të Matit (1601-1602) si dhe katër kuvende ballkanike, dy në tokat shqiptare në Kuç dhe dy në Serbi: në nëntor të vitit 1616 dhe i dyti më 18 nëntor 1620. Gjatë shekujve XVII-XVIII, në Shqipëri shpërthyen një varg kryengritjesh të tjera, si ajo e Andrea Manesit, që e mbante veten si pasardhës i Skënderbeut (1607), kryengritjet në Vlorë dhe Shkodër gjatë Luftës Austro-Osmane (1683-1690), në Kosovë dhe në Rrafshin e Dukagjinit, në Lumë e në Maqedoninë Perëndimore, e udhëhequr nga Pjetër Bogdani (1689-1690). RisanPIPERBOGËPLAM BALEZA1610161816381601-16021602Tivar DUKAGJINIballëPukëBlinishtLEZHËShëngjinSazanSopotJaninëKorçëKOLONJËSKRAPARLABËRIHIMARËTiranëDukagjinShën MëriÇERMENIKËSHPATKURBINKRUJËElbasanZADRIMËGjakovëPrizren1689159815941602Drini i BardhëDrinDrini i ZiIshëmMatErzenSemanDevolliOsumDrinoKalamasVistricaShushicëVjosëShkumbinVardarTresko1620KUÇ DPALBARDHGjirokas j tërSarandëKURVELESHDibërDURRËSPetrelëShkodërProkupje BeogradVËBASHKIMI I MALEVE SHQIPTARËVlorëDETI JONDETI ADRIATIKZona që morën pjesë në Kuvendin e Dukagjinit më 1601-1602Krahina shqiptare që morën pjesë në Kuvendin ndërballkanik tëKuvendet kryesore panshqiptareKuvendet kryesore ndërballkanikeÇlirim i përkohshëmVatra të qëndresës shqiptareKuçit, më 1614 dhe në atë të Prokupjes e të Beogradit (1616-1620)BASHTOVËHarta e Kuvendeve shqiptare165

