Page 68 - Demo
P. 68
Faktorët e përhapjes së fesë islame në tokat shqiptareVendosja e sundimit osman në Shqipëri u shoqërua me procesin e islamizimit, i cili gjatë shek. XVI eci mjaft ngadalë. Kthesa e madhe në këtë proces ndodhi në shek. XVII, në fund të të cilit më shumë se gjysma e banorëve të tokave shqiptare kishin përqafuar fenë islame.Islamizimi në Shqipëri u krye me anë të vullnetarizmit dhe detyrimit. Atyre që përqafonin fenë islame, u jepeshin dhurata, si veshje ose të holla deri në 5000 akçe. Në qytete, zejet e tregtia ishin monopol i myslimanëve. Të tjerë që do të merreshin me to duhej të ktheheshin në myslimanë. Feudalët shqiptarë nuk mund t’i ngjitnin shkallët e karrierës ushtarake pa përqafuar fenë islame. Për fshatarësinë e zonave malore, shërbimi ushtarak ishte mjet jetese. Dhuna për konvertimin fetar niste nga format indirekte dhe përfundonte në atë të hapur. Në raste jo të pakta, pas shtypjes së kryengritjeve, u përdor dhuna e hapur për kthimin e të krishterëve në fenë islame.Mblidhni materiale për prirjet shoqërore dhe politike të krahinës suaj në shekullin XVI.Histori përmes termave dhe emraveShpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:Ejaleti i Rumelisë raja çiflig esnafe vezir i madh islamizimHistori përmes arsyetimitKonvertimi fetar i popullsisë shqiptare ishte një ngjarje shumë e rëndësishme dhe me rrjedhoja afatgjata për shoqërinë shqiptare.Argumentoni rrethanat dhe shkaqet e përhapjes së gjerë të fesë islame.Histori përmes analizësRenditni kryengritjet dhe kuvendet shqiptare e ballkanike, duke u mbështetur edhe në hartën e dhënë.Evidentoni mbulesën fetare islame të qyteteve shqiptare.Përcaktoni fushën e veprimit të esnafeve në veprimtarinë e tyre.Analizoni ndarjet kryesore në fshatin shqiptar.Shpjegoni dy prirjet politike të shoqërisë shqiptare dhe me se lidhen ato.Pavarësisht pranisë së feve të ndryshme, në gjirin e popullsisë shqiptare nuk kishte konflikte të dukshme apo të mëdha mbi baza fetare.Sipas mendimit tuaj, kjo situatë vinte për shkak të tolerancës apo të indiferentizmit fetar?Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohuriveShek. XVI____________________________________________________________Shek. XVII____________________________________________________________Shek. XVIII____________________________________________________________FjalorAkçe – monedhë turke, vlera e së cilës ka ndryshuar vazhdimisht.Timar – zotërim me të ardhura deri në 19 999 akçe në vit.Ziamet – zotërim me të ardhura nga 20 000 akçe deri në 99 999 akçe në vit.Has – zotërim me të ardhura mbi 100 000 akçe në vit.2 Konvertimi në fenë islame66

