Page 69 - Demo
P. 69
Tematika IIIThemelimi i Pashallëkut të ShkodrësNjë nga familjet e mëdha shqiptare, që synonte të shkëputej nga shteti osman, ishte familja e Bushatllinjve. Porta e Lartë njohu Mehmet Bushatin si qeveritar të sanxhakut të Shkodrës dhe i dha titullin pashë (1757). Ai vendosi qetësinë e rregullin në sanxhak, duke zbatuar politikën e tolerancës fetare për katolikët dhe duke marrë nën mbrojtje klerin katolik. Ai përkrahu tregtarët, nxiti zhvillimin e prodhimit zejtar dhe luftoi piraterinë në det. Krahinave malore u njohu privilegjet e vetëqeverisjes dhe mori në shërbimin ushtarak shumë malësorë. Për qeverisjen e sanxhakut vuri njerëz të ditur me përvojë dhe me emër të mirë.Pas sanxhakut të Shkodrës, Mehmet pasha hodhi vështrimin mbi Lezhën e Zadrimën dhe ia shkëputi sanxhakut të Dukagjinit. Ai bëri për vete krerët e Mirditës, zgjeroi ndikimin e vet në krahinat e Durrësit dhe të Tiranës me anë të lidhjeve martesore. Në vitin 1771, Porta e Lartë i dha gradën e vezirit dhe qeverisjen e sanxhakëve të Shkodrës, të Dukagjinit, të Ohrit dhe të Elbasanit. Kjo datë shënon krijimin e Pashallëkut të Shkodrës, si një grupim territorial politik i qëndrueshëm, që qeverisej në mënyrë autonome brenda shtetit osman.Politika autonomiste e Mahmut pashësMe vdekjen e Mehmet pashë Plakut (1775), Porta e Lartë emëroi një pasha të huaj. Përballë qëndresës së shkodranëve, sulltani ia besoi qeverisjen Mahmut pashës, djalit të dytë të Mehmetit, i cili vijoi politikën e të atit. Me vendosjen e qetësisë, jeta ekonomike u gjallërua shumë shpejt. Ai i siguroi të vëllait, Ahmet beut, qeverisjen e sanxhakut të Ohrit, kurse të kunatit, Sulejman pashë Vërlacit, qeverisjen e sanxhakut të Elbasanit. Në këtë mënyrë, gjatë viteve 1780-1785, Pashallëku i Shkodrës u ripërtëri si një shtet.GrmicëhistorikePashallëku i Shkodrës (1757-1831) Tema 5Biblioteka e Bushatllinjve“Mehmet pashë Bushatlliu krijoi një bibliotekë me vepra të jurisprudencës osmane. Fëmijët e tij e pasuruan atë më tej me libra osmanë dhe të Evropës Perëndimore, kryesisht frëngjisht dhe italisht. Ata përfshinin filozofinë, gjuhësinë, letërsinë, retorikën, kozmografinë etj. Ata kishin krijuar edhe Arkivin e pashallëkut me dorëshkrime, urdhëresa dhe fermane të Portës së Lartë. Një inventar dhe një vulosje me vulën personale ka bërë Mustafa pashë Bushatlliu. Biblioteka ndodhet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë dhe në Arkivin e shtetit.”A. Plasari, gazeta “Shekulli”, 29 shtator 2009Beteja e Karamahmut pashë Bushatlliut, pikturë në vaj167

