Page 70 - Demo
P. 70
Duke shfrytëzuar kushtet e favorshme ndërkombëtare, Mahmut pasha i shkëputi Bosnjës, Podgoricën e Shpuzën, nënshtroi Malin e Zi dhe krahinat Elbasan-Tiranë. Sulltani e shfuqizoi, por ai nuk iu bind urdhrave, as faljes së shoqëruar me gradën e vezirit. Në pranverën e vitit 1786, ai thirri në Podgoricë një kuvend me pjesëmarrjen e krerëve shqiptarë, malazezë, boshnjakë dhe hercegovinas. Aty u krijua një lidhje e quajtur “Konfederata ilirike”, e cila do të flakte tej zgjedhën osmane. Kryengritja u shtri në Kosovë e në Shqipërinë e Mesme. Mahmut pasha pretendonte se ishte pasardhës i Skënderbeut. Ai i premtoi popullit se do ta çlironte nga taksat për 20 vjet. Porta nisi forca të Bosnjës e të Rumelisë kundër tij, por Mahmut pasha u mbyll në kala. Pas një bashkërendimi me malësorët përreth, ai i shkaktoi ushtrisë osmane një disfatë të rëndë (25 nëntor 1787). Qytetarët shkodranë i kërkuan sulltanit faljen e Mahmutit dhe Porta e Lartë e pranoi kërkesën. Mahmuti shpalli hapur formimin e një shteti të pavarur, për krijimin e të cilit kërkoi ndihmën e Austrisë e të Rusisë. Në vitin 1791, ai u hodh në një kryengritje të dytë. Porta e dënoi me vdekje dhe nisi një ushtri të madhe (1793). Mahmuti i shkaktoi përsëri pushtetit qendror një disfatë që nuk e kishte provuar prej vitesh. Prej kësaj periudhe njihet me epitetin kara (i zi, i shfuqizuar). Në pashallëk hyri Prizreni e Dibra. Ai u vra në një ekspeditë në Mal të Zi (1796), ku kishte gisht i vëllai, Ibrahimi. Karamahmuti qeverisi 21 vjet, si sundimtari më i shquar, më energjik dhe më i vendosur në rrugën e autonomisë.Qeverisja e Ibrahim pashës dhe e Mustafa pashësVendin e Mahmutit e zuri i vëllai, Ibrahim pasha. Në politikën e brendshme vazhdoi të mbronte interesat e zejtarëve e të tregtarëve vendas. Ibrahimi qeverisi në mënyrë autonome si një sundimtar i pavarur dhe zot absolut brenda pashallëkut. Ai e mbante veten për princ sovran, por mbeti vasal i sulltanit dhe për këtë qëndrim, në vitin 1804, u emërua vali i Rumelisë. Sulltani i ktheu familjes së tij të gjitha detyrat qeverisëse të pashallëkut. Pushteti i Ibrahim pashës shtrihej në veri deri në kufijtë e Kotorit, në lindje përfshinte Prizrenin, Prishtinën e Tetovën, kurse në jug Kavajën. Prej tij vareshin nëntë pashallarë.Forcat franceze të Napoleon Bonapartit, që mbërritën në Dalmaci, Ibrahimi i quajti si armikun kryesor. Ai i kërkoi Ali pashë Tepelenës që të hiqnin dorë nga mëritë personale e të bashkoheshin kundër armikut të përbashkët. Ibrahimi nuk lejoi kalimin e divizionit francez nëpër territorin e pashallëkut të tij drejt Korfuzit. Në vitin 1809, ai vdiq, duke lënë dy djem të mitur (më i madhi 5 vjeç). Vdekja e tij shkaktoi grindje për pushtet, grindje e cila përfundoi me fitoren e Mustafa pashës, djalit të Mehmet pashës, që rezultoi qeveritar i zoti. Fakte historikeMustafa pasha si vezir përfaqësonte organin më të lartë gjyqësor. Midis të tjerave, gjykoi një malësor të akuzuar për vrasje. Veziri e pyeti se kur e kishte ndier veten më keq. Malësori iu përgjigj se më keq se para litarit, e kishte nder veten një natë kur i trokitën në derë, i kërkuan një copë bukë dhe ai nuk kishte ç‘t’i jepte. Veziri e fali malësorin bujar, ndonëse kishte kryer vrasje.Karamahmut I, më i madhi i Bushatllinjve268

