Page 72 - Demo
P. 72


                                    Nga komandant çete në krye të JaninësPashallëku i Janinës lidhet ngushtë me emrin e Ali pashë Tepelenës, i cili u lind në një familje feudale ushtarake (1740). Nga komandant çete ushtarësh, Aliu mori gradën e pashës, u bë komandant ushtarak pranë valiut të Rumelisë (1784) dhe mori qeverisjen e sanxhakut të Delvinës, kurse më vonë u bë komandant i grykave në Shqipërinë e Jugut dhe në Greqinë e Veriut dhe qeveritar i sanxhakut të Trikallës (Greqi). Me përkrahjen e borgjezisë zejtare-tregtare të Janinës, Aliu vuri dorë mbi sanxhakun me të njëjtin emër (1787). Porta e Lartë e zënë në luftë me Austrinë, e njohu atë si sundimtar të ligjshëm.Ali pasha goditi familjet e vjetra feudale dhe u mbështet te feudalët e rinj, të cilët i shpërbleu me pronat e konfiskuara. Ai i kushtoi vëmendje zhvillimit të zejtarisë dhe të tregtisë, duke shpartalluar çetat dhe bandat e kusarëve. Shkrimtari anglez, Bajroni, i shkruante nënës së vet se qetësia dhe rregulli në Janinë ishin më mirë se në Londër. Në Janinë kishte punishte e manifaktura gëzofi, lëkurësh, argjendarie etj. Qyteti i Janinës kishte rreth 2000 dyqane. Në pashallëkun e Janinës u ndërtuan rrugë, ura, ujësjellës, vepra fortifikuese e kala. Gjithashtu, ai zhvilloi tregtinë e jashtme me shumë shtete.Ali Pasha dhe tre djemtë e tij bashkuan në një, territoret brenda katërkëndëshit nga Gryka e Vardarit, gjiri i Korintit dhe i Selanikut në Lindje, me Ohrin e lumin Shkumbin në Veri, me detin Adriatik dhe detin Jon në Perëndim dhe me fushat e Thesalisë dhe me shpatet e maleve të Pindit në Jug. Organizimi i Pashallëkut të Janinës Aliu e pajisi pashallëkun e vet me sistem mbrojtjeje, me një ushtri të stërvitur me parimet ushtarake evropiane. Ai krijoi armën e policisë dhe rrjetin e informacionit brenda dhe jashtë perandorisë, si dhe vuri sistemin e pasaportave.Sistemin e zakonshëm gjyqësor osman, si vezir, ai e pasuroi me gjykata të krahinave autonome. Në aparatin administrativ, vendosi fëmijët, nipërit dhe bashkëpunëtorët e tij. Aliu kishte arkën e Pashallëkut dhe Këshillin (divanin). Ky ishte një organ konsultativ, i përbërë nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, të krishterë dhe myslimanë, si: Thanas Vaja, Jusuf Arapi etj. Gjithashtu, pranë tij Tema 6 Pashallëku i Janinës (1787-1822)Arsimi dhe kultura në shek. XVI-XVIIIGrmicëhistorike“...Por ata, duke ngritur zërin, na thanë se nuk e çanin kokën aspak për urdhrat e sulltanit dhe se i nënshtroheshin urdhrave të Ali pashës; për më tepër, ata deshin të shikonin fermanet tona. Unë parashihja mirë se pak gjë do të shërbente t’ua tregonim, sepse shumë rrallë arnautët (shqiptarët) e kuptojnë dhe aq më pak e lexojnë turqishten. Megjithatë i kënaqëm... Në vend që të ulnin kokën para emrit të padishahut që shikohet në të gjitha fermanet, dhe në vend ta çonin te balli me nderim, si është zakoni, ata deklaruan se ajo letër nuk vlente asgjë nëse nuk kishte brenda një urdhëresë të pashës së Janinës.” Fragment nga dokumente angleze, para vitit 1788 FjalorMedrese – shkollë e mesme, ku mësohej gjuhë, letërsi arabe, logjikë, teologji etj.Tyrbe – ndërtesë e vogël si përmendore mbi varrin e një njeriu të shenjtë.Mehxhide – xhami e vogël pa minare.1 Ali Pashë Tepelena70
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76