Page 73 - Demo
P. 73


                                    Tematika IIIishin vendosur përfaqësi konsullore dhe diplomatike. Ai ishte në pozitën e një sundimtari absolut të fuqishëm, pasi të gjitha frenat e pushteteve ishin në duart e tij. Kështu, Pashallëku i Janinës kishte tiparet e një shteti që vepronte brenda shtetit osman.Në funksion të bashkimit të krejt tokave shqiptare në një shtet, ai martoi të mbesën me Mustafa pashë Bushatlliun, por nuk pati rezultat. Me ankesën e Mustafa pashës, sulltani filloi kufizimin e pushtetit të Vezirit të Janinës, gjë që ai nuk e pranoi dhe filloi përgatitjen për mbrojtje. Aliu thirri në Janinë një kuvend me përfaqësues të shqiptarëve dhe të grekëve, ai shpalli krijimin e një shteti monarkik kushtetues, të drejtuar prej tij, të përbërë nga Shqipëria e Jugut dhe nga Thesalia. Greqia Qendrore dhe Moreja do të formonin një shtet grek autonom, nën protektoratin e Aliut. Sulltani e shpalli Aliun jashtë ligjit dhe urdhëroi fillimin e luftës. Të joshur nga premtimet e sulltanit, të parët e braktisën të bijtë e më pas bashkëpunëtorët e ngushtë. Pas një qëndrese të gjatë, e braktisi edhe pjesa më e madhe e garnizonit. Ai shkoi në ishullin e liqenit të Janinës për të marrë fermanin e faljes, por e kuptoi se kishte rënë në kurth dhe luftoi derisa u vra. Koka e tij u ekspozua në Stamboll.Arsimi dhe kultura shqiptare në shek. XVI-XVIIIArsimi gjatë pushtimit osman ruajti karakterin fetar dhe zhvillohej pranë institucioneve fetare ortodokse, katolike dhe myslimane. U hapën shkolla fillore, ku hoxhallarët dhe priftërinjtë u mësonin elementet e para të shkrimit e të fesë. Esnafët e qytetit të Voskopojës ngritën një kolegj me nxënës nga Shqipëria dhe Maqedonia (1711). Nëntë vjet më vonë u ngrit një shtypshkronjë dhe u hap një shkollë e mesme, që u quajt “Akademia e Re” (1744). Programi i saj ishte i ngjashëm me ato të vendeve të Evropës Perëndimore.Në letërsinë gojore dallohen rapsoditë e kreshnikëve, cikli i Mujit dhe Halilit dhe këngët historike kushtuar luftërave të Karamahmutit e të Ali pashë Tepelenës.Në letërsinë e shkruar, një numër dijetarësh dhe shkrimtarësh, kryesisht klerikë katolikë, u dalluan në përpjekjet për të ruajtur dhe për të zhvilluar kulturën kombëtare, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani. Ndër veprat e shkrimtarëve shqiptarë të shek. XVII dallohet “Çeta e profetëve” (1685), e shkruar nga Pjetër Bogdani.Arkitektura u zhvillua në vepra të kultit islam: xhami, tyrbe, mehxhide, medrese etj. Faltoret e krishtera, me përmasa të vogla, u ndërtuan në Gjirokastër dhe Myzeqe, Personazh historik#NKWƀKUVGILKVJOQPÅPÅGOTKPe Shqipërisë, si vend i tij. Ai është cilësuar si Bonaparti mysliman, krahasuar për nga luftërat dhe reformat. Aliu kishte qejf të mësonte për revolucionin francez. Bisedat i mbyllte me deklaratën: “Do ta shihni Aliun”. Pallati i tij ishte zbukuruar sipas stilit perëndimor, madje kishte blerë dhe sixhadenë e mbretit të fundit francez. Ai dërgoi një tregtar te kancelari austriak, Meternik, për t’i përgatitur një kushtetutë, por rezultati vonoi tepër. Po të kishte gjetur mbështetje te faktori ndërkombëtar, lëvizja për formimin e shteteve kombëtare në Ballkan do VÅſNNQPVGOG#NKWP/LCHVautorë, shtetin e Aliut e XGPFQUKPPÅMWſTKPPFCTÅUmidis paranacionalizmit dhe nacionalizmit.“Ali Pasha në Butrint”. Akuarel, Lui Dypre271
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77