Page 74 - Demo
P. 74


                                    Korçë, Berat, Elbasan, Fier etj. Vetëm në Voskopojë u ndërtuan mbi 20 kisha. Gjatë kësaj periudhe, në qendër të qyteteve kryesore u ndërtuan kulla sahatesh. Piktura ruajti karakterin fetar. Xhamitë u zbukuruan me citate nga Kurani dhe natyra të qeta, kurse kishat vazhdonin të zbukuroheshin me piktura murale dhe ikona. Nga piktorët më në zë të shek. XVI janë Onufri dhe i biri, Nikolla. Ata kanë pikturuar në disa kisha të Beratit, të Fierit e deri në Arbanas të Bullgarisë.Gjatë shek. XVIII, në pikturë u dalluan piktorët David Selenica, Kostandin Shpataraku, vëllezërit korçarë Kostandin dhe Athanas Zografi etj.Mblidhni të dhëna mbi objektet arsimore dhe kulturore në krahinën tuaj.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: familje feudale ushtarake divani monarki kushtetuese protektorat ferman Eposi i kreshnikëveHistori përmes arsyetimit Pashallëqet e Mëdha shqiptare (i Shkodrës dhe i Janinës) ishin formacione shtetërore të fuqishme, që vepronin si shtete më vete brenda shtetit osman. Një bashkim apo bashkëpunim mes tyre mund të kishte sjellë ndryshime të rëndësishme në raport me Perandorinë Osmane. Fatkeqësisht, ky bashkëpunim nuk ndodhi asnjëherë. Sipas mendimit tuaj, përse nuk u bashkua pashallëku i Shkodrës me atë të Janinës si përpjekje për krijimin e një shteti unitar shqiptar?  Brenda kufijve të pashallëkut të Janinës ishin përfshirë popullsi të etnive dhe feve të ndryshme. Cili ishte trajtimi i grupeve të ndryshme të popullsisë nga ana e Ali pashës? A mund të jepni shembuj për këtë?Histori përmes analizës Çfarë përfundimi mund të nxirrni nga grimca historike? Renditni masat e Aliut për forcimin e pashallëkut, sipas fushave përkatëse. Evidentoni elementet që tregojnë se pashallëku i Janinës funksiononte si një shtet më vete nga Perandoria Osmane. Përshkruani pozitën ndërkombëtare të Pashallëkut të Janinës. Renditni elementet e reja në shkollën, letërsinë dhe artin e kësaj periudhe. Argumentoni pse pashallëku i Janinës pati jetë të shkurtër.Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohuriveEkonomike________________________________________Ushtarake________________________________________Gjyqësore________________________________________Arsimi dhe shkolla Letërsia Arkitektura PikturaXhamia e Ethem beut, Tiranë. Fotografi e vitit 1926372
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78