Page 75 - Demo
P. 75
Tematika IIIKur shfaqen shenjat e para të artit gjatë parahistorisë? Shpjegoni arsyet e kalimit të njeriut nga jeta endacake në atë me vendbanim të qëndrueshëm.Identifikoni shfaqjet e para të vendbanimeve të fortifikuara në parahistori.Në cilën periudhë dallohet qartësisht popullsia ilire si njësi etnokulturore e veçantë?Evidentoni argumentet e lidhjes mes ilirishtes dhe shqipes.Evidentoni kushtet që favorizuan krijimin e shteteve ilire.A mbijetoi shteti i Epirit pas vdekjes së Pirros dhe në ç’formë?Shpjegoni arsyet pse Iliria e Jugut i rezistoi dyndjeve sllave.Si ndryshoi qëndrimi i pushtetit bizantin në kohëra të ndryshme ndaj trevave tona?Territoret arbërore u bënë arenë pushtimesh të vazhdueshme.x Përse mendoni se këto territore ishin kaq të lakmuara nga pushtues të ndryshëm?Analizoni ndryshimin e tipareve të qyteteve arbërore.Popullsia dhe fisnikët arbër kishin një marrëdhënie herë bashkëpunuese e herë konfliktuale me Bizantin.x Cilat mendoni se ishin shkaqet e kësaj marrëdhënieje me luhatje të forta?Përse trevat tona ishin ndër territoret e para evropiane ku u përhap besimi i krishterë?Përse pikërisht principata e Shkodrës (Balshajve) konsiderohet ajo që hodhi themelet e një shteti unitar mesjetar arbëror?Jepni përgjigjen e saktë:x Shkodra ishte qendra e Mbretërisë ilire të Bardhylit. Po Jox Dhimitër Fari ishte gjeneral besnik i Teutës. Po Jox Pirro i Epirit ishte një mbret në varësinë e shtetit ilir. Po Jox Kolonitë greke të Ilirisë mbajtën qëndrim proromak në konfliktin iliro-romak. Po Jox Principata e Arbrit shënoi bashkimin e parë politik të një pjese të konsiderueshme të trevave arbërore. Po Jox Kishat e stilit bizantin ishin karakteristikë e trevave të Arbërisë së Veriut. Po JoShpjegoni fazat nëpër të cilat kaloi pushtimi osman në Ballkan.Evidentoni rrugët që përdori Skënderbeu për organizimin e sistemit të aleancave.Përse fshatrat shqiptare gjatë pushtimit osman u ndanë në dy zona nga pikëpamja ekonomike?Tregoni shtrirjen më të madhe territoriale që arriti Pashallëku i Shkodrës dhe sundimtarin që e arriti atë.Përshkruani rrugën e ndjekur nga Aliu për të ardhur në krye të pashallëkut të Janinës. Cilat ishin rrethanat ndërkombëtare? Analizoni disa nga arritjet që pati pashallëku i Janinës nën drejtimin e Ali Pashë Tepelenës.Lidhni emrat me datat dhe ngjarjet:x Gjergj Arianiti 1757x Murati I Traktati i Gaetësx Alfonsi V 1786x Mahmut pashë Bushatlliu beteja e Buzurshekut x Konfederata Ilirike beteja e Fushës së Mjellmave (Fushë-Kosovë)73

