Page 76 - Demo
P. 76


                                    Kushtet historike të fillesave të Rilindjes Kombëtare ShqiptareShembja e pashallëqeve shqiptare shënoi fillimin e një periudhe të re, që njihet me emrin Rilindja Kombëtare Shqiptare (vitet ‘30 të shek. XIX-1912). Gjatë saj u synua çlirimi i Atdheut nga sundimi osman, bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet kombëtar autonom ose të pavarur dhe zhvillimi i gjuhës, i shkollës e i kulturës kombëtare. U quajt kështu për nder të atyre njerëzve që u përpoqën për rilindjen e kombit shqiptar, për t’i kthyer atij lavdinë, si në kohën e Skënderbeut dhe për të formuar një shtet kombëtar.Rilindja kombëtare u zhvillua në dy kahe: u luftua edhe me pushkë edhe me penë. Nga ana luftarake, lëvizja përftoi disa tipare të reja, si pjesëmarrja vullnetare në luftë, kapërcimi i kornizave lokale, bashkëpunimi mes shqiptarëve duke lënë mënjanë ndasitë etj. Me rritjen e rolit të borgjezisë shqiptare, qendra e luftës kaloi nga fshati në qytet. Gjatë kësaj periudhe u krijua një front antiosman, ku morën pjesë populli i thjeshtë nën drejtimin e përfaqësuesve të borgjezisë, të krerëve të pakënaqur dhe të kapedanëve të fshatarësisë. Klasa feudale shqiptare u detyrua ta ndante udhëheqjen e luftës me përfaqësuesit e borgjezisë. Roli i elitës intelektuale në zhvillimin e ndërgjegjes kombëtareKrahas kryengritjeve të armatosura, një rol të veçantë në formimin e ndërgjegjes kombëtare patën edhe intelektualëtbrenda dhe jashtë vendit, veçanërisht arbëreshët e Italisë dhe diaspora, nga nisi nacionalizmi shqiptar. Në fazën e parë të Rilindjes, këto dy lëvizje u zhvilluan në përgjithësi të veçuara nga njëra-tjetra. Pionierët e parë ishin Jeronim De Rada dhe Naum Panajot Bredhi Veqilharxhi. Veprat e tyre njihen si dokumentet e para ideore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ata evokuan dy momente: lashtësinë dhe luftën çerekshekullore të shqiptarëve kundër osmanëve. De Rada tregoi se një varg emrash të mitologjisë greke shpjegoheshin nëpërmjet shqipes dhe se pellazgët i kishin dhënë hua kulturës së lashtë greke një sërë elementesh. Veqilharxhi shpjegoi se kombi shqiptar është krijuar në të njëjtën kohë me kombet e tjera. Ai ka shekuj mitologjie, heroizmi politik dhe fetar. Tema 7 Rilindja Kombëtare dhe tiparet e programit politik të rilindësve shqiptarëGrmicëhistorike“...Ka ardhur koha që t’i flakim gjithë paragjykimet e vjetruara, ka ardhur koha të çohemi e të mundohemi më me pjekuri dhe më me guxim, të këmbejmë udhë, duke marrë këtej e tutje si shembull kombet e përparuara mbi tokë dhe kështu një ditë, edhe ne, me dëshirën e Zotit, shpresojmë të rreshtohemi në sërën e kombeve të qytetëruara.” Naum Veqilharxhi, 1846Luftëtarë shqiptarë në buzë të Liqenit të Shkodrës, 1861(Ilustrim në gazetën L’Univers Illustré174
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80