Page 77 - Demo
P. 77


                                    Tematika IIIRilindësit çelën një traditë që kishte në qendër figurën e Skënderbeut si simbol të lirisë dhe të shpirtit luftarak të popullit shqiptar dhe ishin të parët që hodhën bazat e iluminizmit. Sipas tyre, pa arsim, pa kulturë e pa letërsi kombëtare, nuk mund të ecej përpara e të kishte ringjallje të kombit. Në rrugën e racionalistëve francezë, ata çmonin rolin e arsyes në njohjen e botës. Sipas tyre gjithçka ishte në zhvillim gradual nga më e ulëta në të lartën, nga e vjetra tek e reja, nga e pazhvilluara në të zhvilluarën. Veqilharxhi i krahasonte mësimet me farërat e bimëve, nga të cilat ato që bien në rrugë shkelen, ato që bien ndër gjemba mbyten prej tyre, kurse ato që bien në tokë të mirë japin 100 për një. Ai nisej nga parimi se çdo komb me gjuhë të veçantë duhej të kishte një alfabet të veçantë. De Rada dhe Veqilharxhi ishin politikanë largpamës në vlerësimin e rreziqeve që i kanoseshin kombit shqiptar, por kishin besim dhe shpresë për të ardhmen e kombit, pavarësisht pengesave që kishin përpara. Po ashtu Sami Frashëri, rilindës i shquar, ishte ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Si kryetar i Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip dha një ndihmesë të veçantë në hartimin e “Abetares së gjuhës shqipe”, 1886. Rilindësit çelën një traditë të lirisë dhe të shpirtit luftaNaum Veqilharxhi23 Abetarja e Naum Veqilharxhit4 Jeronim de RadaFjalorIluminizëm – përhapja e diturisë, e kulturës dhe e arsimit në gjuhën amtare, veprimtaria për edukimin e ndjenjës kombëtare dhe për përparimin e shoqërisë në luftë kundër errësirës e prapambetjes. Me këtë term tregohet edhe një lëvizje e borgjezisë evropiane për periudhën e përgatitjes dhe kryerjes së revolucioneve borgjeze. Në këtë periudhë u shpall e drejta e natyrshme e individit për të qenë i lirë dhe sovran.Tiparet e programit politikRilindësit më të përparuar dhe më të vendosur hartuan një program politik. Në themel të tij ishin dy ide të mëdha: autonomia dhe ruajtja e tërësisë territoriale të tokave shqiptare. Për shkaqe të brendshme dhe të jashtme, ideja e autonomisë ishte kërkesa më reale që mund të formulohej në atë kohë.Sami Frashëri (djathtas) dhe vepra e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet?”(majtas)575
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81