Page 78 - Demo
P. 78
Mjaft grupe shoqërore, si çifligarë dhe fetarë të lartë e fanatikë, nuk ishin për shkëputje të plotë nga shteti osman. Autonomia përputhej me politikën e Fuqive të Mëdha, të cilat zbatonin politikën e ruajtjes së tërësisë së shtetit osman. Edhe fqinjët kishin ndjekur këtë rrugë.Mbrojtja e tërësisë territoriale ishte një kundërpërgjigje ndaj qëllimeve ekspansioniste të disa rretheve politike të shteteve fqinje dhe të Fuqive të Mëdha që rrinin prapa tyre, si Rusia dhe Franca. Qysh në vitet ‘30 të shek. XIX, kishin nisur projekte për copëtimin e tokave shqiptare. Rreziku i copëtimit prekte drejtpërdrejt interesat e gjithë grupeve shoqërore të Shqipërisë, prandaj lufta mori karakter kombëtar. Ndjenja për mbrojtjen e vendit nga copëtimi u bë element i rëndësishëm për forcimin e ndërgjegjes kombëtare dhe për shpejtimin e procesit të maturimit kombëtar. Rilindja kishte karakter antiosman dhe antifeudal. Rilindësit ishin fetarë të mirë, por bashkimi i shqiptarëve mund të arrihej jashtë fesë dhe vetëm mbi fenë, prandaj ata lëshuan parullën “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Lufta për shkrimin e gjuhës shqipe dhe shkollat shqipe u bë pjesë e pandarë e luftës me armë për çlirimin kombëtar, prandaj lufta me penë mori karakter politik.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: Rilindja Kombëtare Shqiptare borgjezi nacionalizëm autonomi ndërgjegje kombëtare racionalistëHistori përmes arsyetimit Rilindja Evropiane dhe Rilindja Shqiptare janë dy procese që paraqesin ngjashmëri dhe dallime mes tyre. Duke përdorur diagramin e Venit, vini në dukje këto ngjashmëri dhe dallime.Të veçanta Të përbashkëta Të veçanta Gjatë Rilindjes, mendimi intelektual i parapriu gjithë veprimtarisë patriotike. Jepni mendimin tuaj lidhur me mesazhin që përmban grimca historike.Histori përmes analizës Evidentoni synimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Shpjegoni pse kjo periudhë mori emrin “Rilindje”. Evidentoni dy përbërësit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Analizoni parullën “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Një ndër kërkesat bazë të programit politik të Rilindjes ishte autonomia e viseve te banuara nga shqiptarët në kuadër të Perandorisë Osmane. Analizoni përse rilindësit e konsideronin më realiste autonominë në kushtet dhe situatën e kohës.Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohuriveFakte historikeNga letrat që kam dërguar nga Beogradi, shkëlqesia juaj ka parë se Shqipëria e Veriut do të bashkohej me Serbinë, kurse Shqipëria e Jugut me Greqinë. Kjo ide do të vihej në jetë, në rast të shembjes së Perandorisë Osmane. Nga rrethanat ndërkombëtare jo të favorshme, princi serb Milloshi e përkrah në mënyrë të tërthorë këtë ujdi.2APORTIDIPLOMATITFRANCEZNGA\76

