Page 79 - Demo
P. 79


                                    Tematika IIIKushtet që çuan në lindjen e Çështjes ShqiptareNë vitet ‘30 të shek. XIX, në territoret shqiptare u zbatuan reformat qendërzuesetanzimatiste. Në administratë u nda pushteti civil nga ai ushtarak. Pashallarët shqiptarë u zëvendësuan me nëpunës që nuk e njihnin gjuhën dhe psikologjinë e shqiptarit. Periudha prej 15 vjetësh e shërbimit ushtarak me pagesë ishte një barrë e rëndë për mjaft grupe shoqërore, sepse shkëputeshin nga prodhimi forcat më të fuqishme për punë. Reforma ushtarake u shoqërua me një varg taksash, që përdoreshin për ushtrinë e rregullt. Populli shqiptar i pa reformat me syrin e një kombi të shtypur, si pengesa në rrugën e emancipimit të vet.Kryengritjet e viteve ‘30 të shek. XIXReformat u pritën me armë në të gjitha trojet shqiptare (1833). Një vit më vonë (1834), qeveritarët u orvatën t’i zbatonin ato për herë të dytë. Përvoja e një viti më parë u kishte treguar kryengritësve, se u duhej një udhëheqje e vetme. Prandaj u hartua plani për një kryengritje të përgjithshme, e cila nisi në qytetin e Beratit dhe u përhap në të gjitha territoret e shqiptarëve të jugut. Kryengritësit u mblodhën në një kuvend, ku formuan një besëlidhje politike, të drejtuar nga një Pleqësi. Nën drejtimin e Tafil Buzit, ata morën kështjellën e Beratit, por plani nuk u çua më tej.Me qetësimin e gjendjes në territoret e shqiptarëve të jugut., Hafëz pasha nisi zbatimin e reformave në Shkodër (maj 1835), ku u krijua një këshill i përkohshëm dhe Hamza Kazazi u ngarkua me drejtimin e veprimeve luftarake. Në këtë kohë, gjithë Shqipëria e Veriut u hodh në kryengritje. Porta dërgoi një ushtri prej 20 000 vetash për ta shtypur. Kërkesa kryesore në kryengritjet e viteve ‘30 të shek. XIX ishte përjashtimi i tokave shqiptare nga reformat. Kryengritësit e Shkodrës kërkuan qeverisjen autonome, si në Serbi. GrmicëhistorikeTema 8 Shqiptarët në periudhën e tanzimatit (vitet ‘30-‘70 të shek. XIX)Dekreti i GjylhanesëMe 3 nëntor të vitit 1839, në Pallatin veror të Trëndafilave (Gjylhane) u lexua dekreti perandorak. Për këtë arsye, ai u quajt “Dekreti i Shenjtë i Gjylhanesë”. Në dekret shpallej: garantimi i paprekshmërisë së jetës, nderit dhe pasurisë për të gjithë shtetasit, pa dallim feje; mbledhja e taksave nga administrata shtetërore dhe heqja dorë nga sistemi i sipërmarrjes; futja e shërbimit të rregullt ushtarak dhe shkurtimi i afatit të këtij shërbimi që do të zgjatej 4-5 vjet, kurse shërbimi rezervist 7 vjet. “Historia e Perandorisë Osmane”, P. Thëngjilli“Shqiptarët në ndjekje të armikut”,pikturë e Delakruasë177
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83