Page 8 - Demo
P. 8


                                    Tema 1 Gjurmë të parahistorisë në territoret shqiptareGrmicëhistorike“...Pellazgët e kishin zakon t’u flijonin perëndive çdo gjë, sikurse e mësova në Dodonë, dhe ata nuk kishin për ta ndonjë emër, pasi nuk i ka dëgjuar njeri t’i thërrisnin me emra. Ata i thërrisnin në përgjithësi si perëndi, për arsye se pasi kishin vënë të gjitha gjërat në rregull, mbanin ligjet e gjithësisë. Ata arritën t’u njohin emrat e perëndive vetëm tepër vonë, kur i sollën nga Egjipti. Më vonë, ata vajtën për t’u këshilluar për këta emra tek orakulli i Dodonës (ky orakull njihet si më i lashti i Helladës dhe ishte atëherë i vetmi në vend). Pellazgët kur pyetën orakullin e Dodonës nëse mund t’i merrnin këta emra që vinin nga barbarë, ai u përgjigj se po. Që prej kësaj kohe i kanë përdorur në flijimet e tyre dhe më pas helenët i morën këta emra nga pellazgët...” “Historiae II”, HerodotiHistoria dhe parahistoria Zhvillimi i shoqërisë njerëzore mund të ndahet në dy kapituj të mëdhenj, kufiri i të cilëve shënohet nga lindja e shkrimit dhe e burimeve historike. I pari është ai i parahistorisë, që nis me shfaqjen e formave të hershme të paraardhësve të njeriut në Tokë, më shumë se 7 milionë vjet më parë deri rreth 5000 vjet më parë. Ndërsa kapitulli i dytë, ai i erës historike, fillon me shfaqjen e shkrimit dhe të burimeve të shkruara, pra, rreth 5000 vjet më parë deri në ditët tona. Parahistoria përfaqëson një hark kohor shumë herë më të gjatë se historia dhe ka përcjellë veçanërisht evolucionin biologjik dhe më pas edhe evolucionin kulturor të njeriut. Ajo ndahet në disa epoka të rëndësishme: epoka e gurit të vjetër (Paleoliti), që fillon me shfaqjen e njeriut dhe shkon deri në rreth 12 000 vjet më parë; epoka e gurit të mesëm (Mezoliti) mbulon periudhën nga 10 000 vjet p.e.s. deri në rreth 6500 p.e.s; epoka e gurit të ri (Neoliti) 6500-4000 p.e.s; epoka e bakrit 4000-3000 p.e.s; epoka e bronzit 3000-1100 p.e.s.; dhe epoka e hekurit, që vijon në periudhën nga 1100 deri rreth 500 p.e.s.Epoka e gurit në Shqipëri Në territorin e Shqipërisë, deri më sot, nuk është gjetur asnjë fosile e paraardhësve të njeriut modern (homo sapiens), por aktivitetin e tyre e njohim nëpërmjet veglave të punës prej stralli, që janë zbuluar në zona të ndryshme të vendit. Jemi të sigurt se të paktën njeriu i Neandertalit (Homo neanderthalensis, njëri prej banorëve më të hershëm të kontinentit evropian), ka jetuar në territorin e Shqipërisë së sotme në periudhën e Paleolitit të mesëm (100 000 – 30 000 vjet më parë). Veglat e punës së kësaj periudhe janë kryesisht kruese, prerëse dhe shpuese prej guri stralli. Deri më sot, kemi shumë pak të dhëna për Paleolitin e ulët në territorin shqiptar, kurse paleoliti i lartë është shumë më i dokumentuar. Përveçse në vendqëndrime të hapura, ai është dokumentuar edhe në disa shpella karstike.Shpella e Konispolit banuar nga Paleoliti i lartë deri në epokën e hekurit.Vegla pune stralli të paleolitit të mesëm126
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12