Page 80 - Demo
P. 80


                                    Kryengritjet e viteve ‘40 të shek. XIXAkti i Gjylhanesë, nën ndikimin e Revolucionit Francez, synonte t’i jepte shtetit osman një pamje evropiane. Në Shqipëri, reformat u zbatuan në vitet 1844-1845, por shqiptarët ishin kundër tyre, sepse binin ndesh me interesat e tyre në rrugën për emancipimin politik. Me këto reforma, ata nuk u njohën si komb më vete dhe iu mohua e drejta për të hapur shkolla në gjuhën shqipe, sepse, pa të drejtë, vihej shenja e barazisë ndërmjet fjalëve mysliman = turk, ortodoks = grek, katolik = latin.Sami Frashëri i quajti reformat si një pushtim i ri i Shqipërisë.Shpallja e tyre u prit me dy kryengritje të mëdha. Në Rrafshin e Dukagjinit, Prishtinë, Shkup, Pollog, Tetovë-Gostivar, Kumanovë, kryengritësit të udhëhequr nga Dervish Cara kërkuan të qeveriseshin në mënyrë autonome, si Serbia. Në Shqipërinë e Jugut (1847) u formua një besëlidhje me emrin “Lidhja Kombëtare Shqiptare”, e cila u drejtua nga një Komitet Kombëtar me në krye Zenel Gjolekën. Kërkesa e tyre kryesore ishte bashkimi i shqiptarëve në një Shqipëri autonome.Gjatë etapës së dytë të Tanzimatit (1856-1875), kryengritjet nuk arritën nivelin e etapës së parë, por patën një ngritje cilësore. Në Shkodër, një grup intelektualësh, i përbërë nga Zef Jubani, Pashko Vasa, abati i Mirditës, Gaspër Krasniqi etj., u orvatën për herë të parë të bashkonin lëvizjen ideore me luftën e armatosur (1862).Rreziku i copëtimit të tokave shqiptareGjatë kësaj etape u shtua rreziku i copëtimit të Shqipërisë. Projektet për copëtimin e saj u përfshinë në dy platformat politike të hartuara në vitet ‘40 nga qeveritë serbe dhe greke. Qeveria serbe synonte të përtërinte shtetin e Stefan Dushanit, ku do të përfshihej Shqipëria e Veriut me Kosovën. Në këto kushte, shqiptarët duhej t’i dilnin për zot tokave të veta. Një varg krerësh dhe bajraktarësh, si Bibë Doda dhe Zenel Gjoleka luftuan së bashku me trupat osmane për të mbrojtur tërësinë territoriale (1852).2 Harta e kryengritjeve të viteve ‘40 shek. XIXSHKODËRPRIZREN1843PRISHTINË1843KUMANOVË1844TETOVË1844SHKUP1844DIBËR1844BERAT MANASTIRPËRMET1847DELVINË1847JANINËDETI ADRIATIKDETI JONMESAPLIK18471847MALLAKASTËR 1847GOSTIVAR184478
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84