Page 81 - Demo
P. 81
Tematika IIIHistori përmes termave dhe emraveShpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:ushtri e rregullt emancipim politik Lidhja Kombëtare Shqiptareshteti i Stefan Dushanit marrëveshja austro-ruse (1877) reforma qendërzueseHistori përmes arsyetimitIntelektuali dhe patrioti i shquar shqiptar Sami Frashëri i cilësoi reformat e Tanzimatit si “një pushtim i ri i Shqipërisë”.Analizoni arsyet e këtij cilësimi.Reformat e Tanzimatit i kundërvunë hapur shqiptarët me Perandorinë Osmane. Megjithatë, në disa raste, qëllimet e shqiptarëve dhe të turqve përkonin, ndaj detyroheshin të luftonin krah njëri-tjetrit.Evidentoni këto raste bashkëpunimi mes figurave kryengritëse dhe osmanëve, si dhe arsyet për këtë qëndrim.Histori përmes analizësRenditni elementet e reja të luftës së armatosur gjatë periudhës së Tanzimatit.Evidentoni ecurinë e kërkesës kryesore të kryengritjeve të armatosura.Evidentoni qëndrimet e autoriteteve osmane dhe vendeve fqinje ndaj arsimit dhe gjuhës shqipe.Shpjegoni përdorimin e elementit fetar për përçarjen e shqiptarëve dhe pengimin e kërkesave të tyre legjitime.Cila ishte arsyeja që perandoria osmane kërkoi të barazonte kombin me fenë?Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohuriveVitet '30-'40 të shek. XIX_____________________________________________________________________Vitet '50-'70 të shek. XIX_____________________________________________________________________Sipas projektit grek, Greqia duhej të kthehej në një shtet të madh me kryeqytet Stambollin, ku do të përfshiheshin tokat shqiptare deri në lumin Drin.Krerët shqiptarë, si Çelo Picari, Halit bej Frashëri etj., organizuan qëndresën kundër çetave të armatosura të formuara nga qeveria greke (1853-1856) dhe të dërguara në tokat shqiptare. Në bashkëpunim me forcat osmane, ata i thyen çetat në Artë. Në vitin 1861, Oso Kuka mori përsipër mbrojtjen e trojeve shqiptare nga sulmet e bandave malazeze. Në fund të qëndresës, ai hodhi në erë kullën e tij, së bashku me ushtarët malazezë që e kishin rrethuar. Atë vit, u arrit një traktat midis qeverive serbe dhe greke për ndarjen e tokave shqiptare, duke pasur si kufi lumin Shkumbin. U nënshkrua edhe një konventë ushtarake ndërmjet Greqisë dhe Serbisë për ndarjen e tokave shqiptare, por nuk u vu në jetë, sepse palët nuk ranë dakord për kufirin ndarës. Në marrëveshjen e fshehtë midis Austrisë dhe Rusisë (1877), parashikohej copëtimi i tërësisë së tokave shqiptare. Shqipëria e Jugut i jepej Greqisë, Kosova Serbisë, kurse tokat në pjesën veriperëndimore i jepeshin Malit të Zi.FjalorTanzimat – rregull, reformë, sistem rregullues (nga arabishtja). Nizam – ushtar i shërbimit të detyrueshëm në kohën e Turqisë; rekrut.79

