Page 82 - Demo
P. 82
Vendimet e Traktatit të Shën Stefanit dhe të Kongresit të BerlinitMeqenëse Shqipëria po përballej me rrezikun e copëtimit të saj, Abdyl Frashëri e të tjerë atdhetarë formuan në Stamboll organizatën me emrin “Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare” (i quajtur edhe Komiteti i Stambollit, dhjetor 1877). Ky komitet kërkoi bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet autonom shqiptar në kuadrin e shtetit osman. Lufta ruso-turke (1877-1878) do të tregonte se rreziku i copëtimit ishte real. Forcat ruse shumë shpejt mbërritën deri në Shën Stefan, ushtritë serbe në Gjilan, kurse ushtria malazeze kishte pushtuar Tivarin, Ulqinin dhe kishte dalë në brigjet e liqenit të Shkodrës. Delegacioni rus, fitimtar në fushën e luftës, i imponoi delegacionit osman një traktat në favor të vendeve sllave dhe në dëm të shqiptarëve (3 mars 1878).Me këtë traktat u krijua një Bullgari e madhe, në kufijtë e së cilës do të përfshiheshin edhe krahinat e Korçës, të Pogradecit, të Bilishtit, të Pollogut dhe vise të tjera shqiptare. Me nismën e Komitetit të Stambollit u vendos thirrja e një kuvendi në Prizren, si qyteti më i madh afër vendeve që rrezikoheshin. Më 10 qershor 1878, kuvendi filloi punimet, ndonëse nuk kishin mbërritur të gjithë delegatët, mbasi ishin penguar nga qeveritarët osmanë. Të gjithë pjesëmarrësit ishin kundër copëtimit. Vendimet kryesore ishin: krijimi i një lidhjeje mbarëshqiptare, krijimi i organeve qendrore të saj, si këshilli i përgjithshëm, nën drejtimin e Iljaz pashë Dibrës me funksione legjislative, dhe i komitetit qendror me funksione ekzekutive. U miratuan dy akte: Akti i Vendimeve (Kararname) dhe Urdhëresa (Talimat), të cilat sanksionuan themelimin e Lidhjes së Prizrenit. Programi synonte krijimin e një vilajeti të bashkuar administrativ autonom.Lidhja i bëri të qartë shtetit osman dhe Fuqive të Mëdha (15 qershor 1878), vendosmërinë e popullit shqiptar për të mos lejuar copëtimin e tokave shqiptare, duke i mbrojtur ato pëllëmbë për pëllëmbë. Fuqitë perëndimore evropiane, për interesat e tyre, vendosën të rishikonin vendimet e Traktatit të Shën Stefanit në një kongres të mbledhur në Berlin (13 qershor – 13 korrik 1878). Kongresi e riktheu Bullgarinë në kufijtë e saj, Tema 9 Lidhja shqiptare e Prizrenit dhe veprimtaria e sajGrmicëhistorike“Gjatë verës së vitit 1880, Komisioni Evropian për Rumelinë Lindore diskutoi mbi projektin e reformave administrative që kishte përgatitur Porta e Lartë. Përfaqësuesi britanik, Ficmoris paraqiti një projekt ku parashikohej organizimi i tokave shqiptare në katër sanxhakë me qendrat Shkodër, Prizren, Elbasan dhe Janinë, si hap i parë për bashkimin e tyre në të ardhmen në një shtet të vetëm shqiptar. Projekti u kundërshtua nga përfaqësuesit e tjerë.” Dokumente angleze për Lidhjen e Prizrenit1 Kongresi i Berlinit80

