Page 83 - Demo
P. 83


                                    Tematika IIIduke shpëtuar krahinat shqiptare. Mali i Zi u zgjerua në dëm të tokave shqiptare me Tivarin, Podgoricën, Plavën, Gucinë, Rugovën e Kolashinin. Anijet malazeze kishin të drejtë të lundronin në Bunë dhe në liqenin e Shkodrës. Kufijtë jugorë me Greqinë, për shkak të mosmarrëveshjeve të përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, do të caktoheshin midis shtetit osman dhe atij grek. Kongresi i Berlinit cenoi rëndë interesat dhe tërësinë e trojeve shqiptare, prandaj shqiptarët duhet të mbronin vetveten. Për këtë, në krejt tokat shqiptare u ngritën 40 degë të Lidhjes.Mbrojtja e territoreve të banuara nga shqiptarë dhe ndërkombëtarizimi i çështjes shqiptareMe t’u larguar ushtria osmane nga territoret shqiptare, trupat ushtarake të Lidhjes hynin menjëherë në to para se të vinin forcat ushtarake të Malit të Zi. Kështu ndodhi në Plavë dhe në Guci (janar 1879), në Hot, dhe në Ulqin. Tri herë me radhë qeveria malazeze iu drejtua Fuqive të Mëdha për t’u ankuar ndaj veprimeve të shqiptarëve. Drejt Ulqinit u dërguan forca të shumta ushtarake dhe një flotë ndërkombëtare prej 17 anijesh. Më 23 nëntor 1880, forcat osmane hynë në Ulqin dhe pas tri ditësh ua dorëzuan malazezëve. Mbrojtja e Ulqinit la përshtypje të thellë në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare. Ajo diskreditoi në mënyrë të bujshme diplomacinë e Fuqive të Mëdha, të cilat prisnin si me gërshërë, copa nga trupi i Shqipërisë.Nën protestat e shqiptarëve, Porta e Lartë zvarriti për disa muaj fillimin e bisedimeve me qeverinë greke për çështjen e kufijve, por nën presionin e Fuqive të Mëdha, në fund të vitit 1878, pranoi se ishte gati për bisedime. Lidhja e Prizrenit organizoi një kuvend të jashtëzakonshëm në Prevezë (Janar 1879), ku u vendos të mos prekeshin tokat shqiptare. Krahas peticioneve dhe memorandumeve, një mision diplomatik, i përbërë nga Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni, për tre muaj rresht paraqitën kërkesat e shqiptarëve në Romë, Paris, Londër, Berlin, Vjenë dhe Stamboll. Ata u dorëzuan ministrave të jashtëm të vendeve përkatëse një memorandum, në të cilin dënoheshin hapur vendimet e Kongresit të Berlinit dhe shprehej qëndrimi i shqiptarëve për të mos i dorëzuar asnjë pëllëmbë tokë qeverisë greke. Pas dhjetë muaj përpjekjesh të shqiptarëve, Fuqitë e Mëdha u detyruan ta shtynin zgjidhjen e kufirit greko-turk deri në qershor 1880, kur do të mblidhej Konferenca e Berlinit. Porta e Lartë nuk pranoi të bënte asnjë lëshim në dëm të shqiptarëve. Vendimi për vijën kufitare Kalamas-Selemvria u kthye në rekomandim. Disa shtete u bindën se kërkesat e shqiptarëve duhej të merreshin në konsideratë. Personazh historikAbdyl Frashëri (1839-1892) u shqua si personalitet qysh gjatë Krizës Lindore, më 1877 si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës dhe hartues i projektit për Shpalljen e Pavarësisë me anë të kryengritjes së armatosur. Ai udhëhoqi bisedimet me qeverinë greke për një aleancë politikoushtarake me Greqinë, por u largua me dinjitet kur pa se qeveria greke kishte qëllime aneksioniste. Në fund të vitit 1877, si deputet i Janinës u zgjodh kryetar i Komitetit të Stambollit. Ai ishte pjesëtar aktiv në ngritjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, udhëheqës, organizator e veprimtar i saj, pjesëtar i të gjitha Kuvendeve dhe anëtar i Qeverisë së Përkohshme. Pas shtypjes së Lidhjes, u burgos për tre vjet dhe u internua për 20 muaj. U lirua për arsye shëndetësore, me kusht që të mos merrej me aktivitet politik, por ai nuk hoqi dorë. Vdiq më 23 tetor 1892.2 Lidhja e Prizrenit81
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87