Page 84 - Demo
P. 84
Hartoni një ese të shkurtër rreth mbrojtjes së trojeve shqiptare në këtë periudhë.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: Komiteti i Stambollit Akti i Vendimeve dhe Urdhëresa peticion Kongresi i Berlinit Traktati i Shën Stefanit memorandum Lidhja Shqiptare e PrizrenitHistori përmes arsyetimit Një nga kërkesat kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte bashkimi i katër vilajeteve shqiptare në një vilajet të vetëm autonom në kuadrin e Perandorisë Osmane. Duke shqyrtuar rrethanat historike, argumentoni arsyet pse Lidhja nuk kërkonte pavarësi të plotë nga Porta e Lartë. Lidhja e Prizrenit grupoi patriotë nga thuajse të gjitha krahinat e banuara nga shqiptarët, nga jugu në veri. Sipas jush, pse arritën shqiptarët një bashkim që nuk ishte parë prej shumë e shumë kohësh? Çfarë mësimesh nxorën ata nga veprimtaria dhe ngjarjet e Lidhjes?Histori përmes analizës Renditni vendimet antishqiptare të marra në: Evidentoni arsyet e mbledhjes së Kuvendit të Prizrenit. Shpjegoni masat e marra nga Lidhja ndaj rrezikut të copëtimit. Tregoni rrugët që u ndoqën për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare. Analizoni rëndësinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Shqiptarët, duke përkrahur autonominë e trojeve të tyre dhe duke i mbrojtur ato me armë në dorë nga synimet ekspansioniste të fqinjëve, mbronin kështu edhe integritetin territorial të Perandorisë Osmane. Përse kjo e fundit nuk e përkrahu Lidhjen e Prizrenit dhe veprimtarinë e saj, por, përkundrazi, e shtypi atë me forcën e armëve?Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohuriveTraktati i Shën Stefanit________________________________________Kongresi i Berlinit________________________________________Çështja shqiptare kishte fituar të drejtën e qytetarisë në arenën ndërkombëtare.Në janar të vitit 1881, Lidhja shpalli Komitetin Kombëtar si Qeveri të Përkohshme me kryetar Ymer Prizrenin. Kjo qeveri u përpoq të organizonte një ushtri e administratë shqiptare dhe të shtrinte pushtetin në krejt tokat shqiptare.E trembur nga sukseset e Lidhjes, Porta e Lartë organizoi një ekspeditë kundër saj të kryesuar nga Dervish Pasha (mars 1881). Ndonëse vullnetarët luftuan me të gjitha mundësitë, nuk mundën t’i bëjnë ballë ushtrisë osmane. Më 23 prill 1881, Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shtyp. Megjithatë, ajo ishte organizata e parë shqiptare që e shtriu veprimtarinë në krejt tokat shqiptare. Ajo u dha mësime shqiptarëve se si mund të realizohej autonomia, se kush ishin miqtë dhe armiqtë e tyre. 3 Ymer Prizreni82

