Page 85 - Demo
P. 85
Tematika IIILëvizja arsimore e kulturore e shqiptarëve gjatë viteve ‘30-‘70 të shek. XIXKrahas kryengritjeve të armatosura, ndër shqiptarët u zhvillua edhe lëvizja arsimore e kulturore. Naum Veqilharxhi arriti në përfundimin se pa çlirim kulturor, nuk mund të kishte çlirim politik. Ky i fundit do të arrihej nëpërmjet përhapjes së arsimit në gjuhën amtare. Ai kërkonte një shkollë të re, shqipe nga gjuha, laike nga përmbajtja dhe masive nga shtrirja. Që në vitin 1825, Veqilharxhi filloi punën për hartimin e një alfabeti origjinal shqip, të cilin e përfundoi më 1844, kur botoi abetaren e parë të gjuhës shqipe me titull “Evëtor”, e cila u mirëprit dhe u shpërnda në krahinat jugore të Shqipërisë, në Korçë, Përmet, Berat, Gjirokastër etj. Një vit më vonë, Veqilharxhi e ribotoi atë të plotësuar.GrmicëhistorikeTema 10 Përpjekjet e shqiptarëve për gjuhë dhe për shkollë shqipe gjatë shekullit XIX“...I mallkuari dhe i çvetëmuari prej Perëndisë, Petro Luarasi, erdhi rreth e qark në katundet e ndryshme të kazasë së Kolonjës, duke u zotuar se do të emërojë mësonjës shqiptarë, gjoja për të mësuar gjuhën shqipe, e cila nuk ekziston. Për këto shkaqe ju porositim, të gjithë ju, të vegjël e të mëdhenj, të vobegtë e begatorë, burra e gra, që të mos u besoni fjalëve dhe zotimeve të këtyre të mallkuarve femohues, që t’i mbyllni veshët tuaj kundër blasfemive të tyre.” Nga mallkimi i mitropolitit të Kosturit kundër Petro Nini LuarasitRreth viteve 1850, në Stamboll, me nismën e Konstandin Kristoforidhit, u krijua një shoqëri kulturore, qëllimi i së cilës qe grumbullimi i mjeteve për shtypjen e librave dhe hapjen e shkollave kombëtare. Në bashkëpunim me Pashko Vasën dhe Ismail Qemalin, ata arritën të siguronin nga qeveria osmane një leje që ligjëronte ngritjen e një komisioni për të krijuar një qendër të Lëvizjes Kombëtare (1867). Vetë kryeministri turk filloi t’i nxirrte pengesa komisionit nismëtar nën presionin turko-grek.Në vitin 1871, në çështjen për krijimin e një organizate patriotike shqiptare, krahas K. Kristoforidhit u radhit edhe Hasan Tahsini (1832-1884). 1 Konstandin Kristoforidhi 2 Pashko Vasa 3 Hasan Tahsin83

