Page 86 - Demo
P. 86
Meqenëse nuk u sigurua leja për lëvrimin dhe mësimin e gjuhës amtare, rilindësit punonin në fshehtësi. Kështu, Koto Hoxhi u mësonte nxënësve gjuhën shqipe fshehurazi dhe u ngjallte atyre dashurinë për atdheun.Në këto vite u shtuan botimet e letërsisë shqipe. Më 1867, K. Kristoforidhi botoi “Abetaren e gjuhës shqipe” toskërisht dhe gegërisht. Në letërsi filloi të trajtohej tema patriotike, ku dalloheshin Thimi Mitko, Spiro Risto Dine etj. Nga intelektualët arbëreshë u dalluan: De Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Serembe etj.Lëvizja arsimore-kulturore gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe pas sajLidhja Shqiptare e Prizrenit i dha një shtytje të fuqishme lëvizjes arsimore dhe kulturore, ndërkohë që u ndie nevoja e miratimit të një alfabeti unik të gjuhës shqipe. Një komision përgatiti disa alfabete, por u pranua vetëm ai i Sami Frashërit që më vonë u njoh si “alfabeti i Stambollit”. Në tetor 1879, u krijua në Stamboll “Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip”. Gjatë viteve të Lidhjes u zhvillua edhe lëvizja kulturore, së cilës rilindësit i dhanë përmbajtje laike. Në Stamboll, S. Frashëri drejtonte gazetën “Interpret i Lindjes”, kurse në Athinë, Anastas Kullurioti drejtonte një gazetë në gjuhën shqipe. Meqenëse ato mbronin çështjen shqiptare, nuk patën jetën e gjatë.Në Egjipt, Thimi Mitko boti një përmbledhje me këngë historike me emrin “Bleta Shqiptare”, në të cilën mbizotëronte krenaria kombëtare dhe besimi për të ardhmen.Në letërsinë artistike mbizotëronte motivi politik, ndër to përmendim “Moj Shqypni” të P. Vasës dhe himnin letrar “Marsejeza” të Th. Mitkos. Gjinia e poezisë u lëvrua dhe u zhvillua nga N. Frashëri, Th. Mitko etj.Edhe në këtë periudhë, përpjekjet zyrtare për të futur gjuhën shqipe në shkollat turke dhe greke dështuan, prandaj leximi dhe shkrimi i gjuhës shqipe mësohej fshehurazi. Në këto rrethana, atdhetarët shqiptarë vendosën të hapnin shkolla shqipe të pavarura, formuan një komitet të fshehtë në Korçë dhe botuan disa tekste të hartuara nga Sami Frashëri dhe Naim Frashëri. Drejtuesit e shoqërisë së Stambollit nxorën leje për hapjen e një shkolle fillore (mësonjëtore) në Korçë nën drejtimin e Pandeli Sotirit (7 mars 1887), e cila qe e para shkollë fillore me karakter kombëtar dhe laik në gjuhën amtare. Në këtë shkollë, turqishtja mësohej si gjuhë e dytë. Më vonë u fut edhe Fakte historike...Shqipëria nuk mësonet dot, as nuk ndritet dot, as nuk qytetënohet dot me gjuhë të huaj, përveç me gjuhën e nënës. Edhe ndë u shkroftë gjuha e shqipes, në këtë kohë që gjendemi sot, edhe ndë futet ndër skolirat e Shqipërisë, kemi shpresë se do të na njohin si komb.+ONSTANDIN+RISTOFORIDHIS’mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë, s’mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqipe, s’mund të ketë gjuhë shqipe pa shkolla në të cilat do të mësohet shqipja.Sami Frashëri4 Mësonjëtorja e Korçës84

