Page 87 - Demo
P. 87
Tematika IIIfrëngjishtja. Mësonjëtorja u bë qendër e përhapjes së shkrimit dhe të këndimit të gjuhës shqipe edhe për të rriturit. Aty mësonin fëmijët e besimeve të ndryshme fetare, çka ndihmonte në bashkimin e shqiptarëve, pavarësisht fesë që i përkisnin dhe ngrinte tek ata ndërgjegjen kombëtare. Shembulli i saj u ndoq në Pogradec, në Kolonjë etj.Pas katër vjetësh, po në Korçë u hap shkolla për vajza nën kujdesin e Gjerasim Qiriazit dhe motrës së tij, Sevastisë. Arritjet në fushën arsimore u bënë shkak që sunduesit osmanë dhe armiqtë e tjerë të kombit shqiptar të ndiqnin e të persekutonin fëmijët dhe prindërit e tyre. Pranë kishave katolike u hapën shkolla që vepronin nën mbrojtjen e Austro-Hungarisë. Më 1889, nën drejtimin e mësuesit Mati Logoreci u hap shkolla shqipe në Prizren. Banorët e qytetit kundërshtuan futjen e gjuhës serbo-kroate në shkollën e vajzave. Ata nuk u trembën as nga mallkimet e priftërinjve sllavë, madje bojkotuan për dy vjet kishën e drejtuar nga ata klerikë. Përballë qëndresës së shqiptarëve, Vjena dhe Vatikani larguan misionin fetar kroat nga Prizreni dhe kthyen priftërinjtë shqiptarë në postet e tyre.Në fund të shekullit XIX, në sanxhakët me popullsi shqiptare kishte 1187 shkolla turke, prej të cilave 1125 shkolla fillore; 1000 shkolla greke dhe 300 shkolla serbe, vllehe, bullgare etj., kurse shkolla shqipe kishte shumë pak.Mblidhni të dhëna rreth shkollave në krahinën tuaj.Histori përmes termave dhe emraveShpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:shkollë laike arbëresh mësonjëtoreShoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip alfabet unik i gjuhës shqipe çlirim kulturorHistori përmes arsyetimitFakti është që gjuha shqipe flitej anekënd trojeve të banuara nga shqiptarë. Megjithatë, teza e turqve dhe fqinjëve grekë e sllavë ishte se “shqipja nuk ekziston si gjuhë”.Përse propagandonin këtë tezë në lidhje me gjuhën shqipe?Si përpiqeshin ata të argumentonin këtë tezë?Rilindësit bënë përpjekje të mëdha e të vazhdueshme në drejtim të arritjes së çlirimit kulturor të popullsisë shqiptare.Arsyetoni rreth sfidave kryesore në fushën arsimore.Histori përmes analizësEvidentoni tiparet që parashikonin rilindësit për shkollën dhe arsimin shqip.Krahasoni arsimin e kulturën gjatë dy periudhave, para dhe pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Dalloni rrugët e ndjekura nga patriotët rilindës për të nxitur arsimin në gjuhën shqipe.Diskutoni rreth shkollave të huaja, për anët e tyre pozitive dhe negative.Evidentoni disa prej figurave kryesore të kulturës e arsimit shqip gjatë Rilindjes.Klerikët katolikë dhanë një kontribut të rëndësishëm në përhapjen e arsimit shqip.Argumentoni arsyet e këtij qëndrimi në mbështetje të shkollës shqipe.Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohuriveFjalorBlasfemi – sharje kundër Zotit ose kundër fesë.Nga e majta: Luigj Gurakuqi, Kel Marubi dhe Mati Logoreci585

