Page 88 - Demo
P. 88


                                    Roli i gruas në Rilindjen Kombëtare ShqiptareVeprimtariprak ti k eSituata e të nxënit Rilindja Kombëtare Shqiptare, si një lëvizje e gjerë me karakter patriotik, nuk mund të mos përfshinte edhe gruan shqiptare. Sipas mentalitetit dhe zakoneve të kohës, gruaja ishte një forcë e thjeshtë prodhuese me të drejta shumë të kufizuara dhe e varur nga burri. Megjithatë, gratë shqiptare ia dolën, jo vetëm të merrnin pjesë, por të luanin një rol të rëndësishëm në zhvillimet e kohës.Gratë shqiptare morën pjesë në luftimet e armatosura, duke dëshmuar një kurajë dhe shpirt sakrifice të rrallë në ato kohëra. Gjithashtu, ato qenë aktive edhe në përpjekjet për dije e arsimim të kombit. Kështu, më 15 tetor 1891 u hap shkolla e parë për vasha në Korçë. Shkolla e parë e vashave kishte fizionomi kombëtare dhe për nga karakteri ishte demokratike, pasi në të përfshiheshin fëmijët e shtresave shoqërore e besimeve fetare të ndryshme. Në fillim, ajo pati tri nxënëse, por u bë tërheqëse edhe për të tjerat, kështu që në 1912-1913, ajo arriti numrin më të madh të nxënëseve.Mësueset e saj krijuan Lëvizjen e parë femërore në Shqipëri për arsimimin dhe afirmimin e gruas. Si mësuese të para në këtë shkollë punuan Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi (motra të Gjerasim Qiriazit), e më vonë edhe ish-nxënëset e tyre.1 Parashqevi Qiriazi 2 “Shkolla e Vashave” në Korçë 3 Sevasti QiriaziKontribut të dukshëm për përparimin e çështjes shqiptare dhanë edhe organizata të shumta të grave, si “Ylli i Mëngjesit” (1917) që vepronte në Korçë etj. Gratë shqiptare u bënë pjesëmarrëse aktive në luftën e armatosur, sidomos në kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912. Gratë kosovare dolën me armë në dorë në Grykën e Kaçanikut, ballë për ballë armikut. Shembullin e tyre e ndoqën edhe gratë e Malësisë së Mbishkodrës e të Dibrës. Në këto luftëra dallohet Tringë Smajli (1870-1917), ose siç e quanin Tringa e Malcisë. Shembuj të tjerë trimërie në radhët e grave shqiptare pati edhe në zonën e Kolonjës. Ndër to vlen të përmendet Zekije Krasta (1867-1932). 86
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92