Page 89 - Demo
P. 89


                                    Tematika IIIKjo grua trime, lindur në fshatin Kreshovë të Kolonjës, u përfshi në radhët e vullnetarëve për çlirimin e Vlorës nga pushtuesit italianë më 1920. Edhe për pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912, gratë dhanë kontribut të veçantë. Në mënyra të ndryshme, ato ndihmuan dhe ndikuan që ëndrra e kahershme e popullit të robëruar të bëhej realitet. Ndihmesë të madhe në këtë drejtim dha vlonjatja Marigo Pozio (1878-1932). Ajo ishte një grua e thjeshtë e modeste, por e veçantë për rrethin dhe kohën ku jetonte. Veprimtare e Lëvizjes për çlirim kombëtar, ajo tërë jetën ia kushtoi përhapjes së dijes e arsimit te gratë shqiptare, ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe përparimit të saj. Ishte aktiviste dhe anëtare e klubit kulturor “Labëria” (1908). Me duart e saj qëndisi flamurin që u ngrit në ditën e Shpalljes së Pavarësisë dhe në shtëpinë e saj u shumëfishuan flamujt e tjerë që zbukuruan dritaret e shtëpive dhe qytetin. Ishte kryetare e komisionit për mbledhjen e ndihmave për luftëtarët e plagosur. Më 1912, Marigoja udhëhoqi me sukses gazetën “Shpresa kombëtare” ku botoi artikuj të shumtë për çështjen e gruas.Objektivat e të nxënitNxënësi/ja:• vë në dukje kushtet ekonomiko-shoqërore të Shqipërisë në përgjithësi dhe gruas në veçanti, në periudhën e Rilindjes Kombëtare;• evidenton disa nga ngjarjet kryesore të periudhës ku gruaja shqiptare ka kontributin e saj;• dallon disa prej figurave të rëndësishme të grave në Rilindjen Kombëtare dhe vë në dukje rolin e tyre individual në të;• analizon ndikimin e kontributit të grave gjatë Rilindjes Kombëtare në përparimin e pozitës së tyre shoqërore.ZhvillimiKlasa ndahet në grupe dhe secili prej tyre do të ketë për objekt pune një prej figurave të rëndësishme të grave që kanë dhënë kontribut në Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Paraqitja të jetë në formën e një prezantimi sipas zgjedhjes së secilit grup. Të synohet që të ketë një ndarje mes pjesëmarrëseve në luftërat e armatosura për liri, me ato të angazhuarat në fushën e kulturës dhe arsimit. Faza I: (10-15 min.)Në klasë zhvillohet një diskutim i shkurtër lidhur me rrethanat dhe kushtet në të cilat gjendej Shqipëria në periudhën e Rilindjes Kombëtare, duke u përqendruar te situata dhe vendi në shoqëri i gruas shqiptare. Synimi është që figurat e grave që do të trajtohen, të vendosen në kontekstin e përgjithshëm historik.Faza II: (30 min.)Grupet paraqesin punimet e tyre lidhur me figurat e përzgjedhura. Në varësi të kohës që kanë, mund të nxiten grupet e tjera që të bëjnë pyetje lidhur me prezantimet respektive.Në përfundim kryhet vlerësimi i punës së secilit grup.UdhëzimKoha1 orë mësimore.MetodaPunë në grupe, diskutim në klasë.4 Marigo Pozio87
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93