Page 9 - Demo
P. 9
Tematika IShfaqjet e para të artit në historinë e njerëzimit kanë ndodhurgjatë paleolitit të lartë. Këto janë disa piktura shkëmbore, që me anë të simboleve të thjeshta paraqesin realitetin natyror dhe shoqëror të periudhës së vonë paleolitike. Edhe në Shqipëri janë gjetur piktura të tilla.Epoka e Mezolitit (10000-6500 p.e.s.) karakterizohet nga disa ndryshime të rëndësishme klimatike, të cilat çuan në ngrohjen graduale të motit dhe në transformimin e mjedisit dhe të botës bimore e shtazore. Zëvendësimi i kafshëve të mëdha të përshtatura për të mbijetuar në klimë të ftohtë akullnajore me kafshë më të vogla dhe të shpejta çoi në krijimin e veglave të reja prej stralli me përmasa më të vogla, si dhe në shpikjen e harkut dhe të shigjetës. Kushtet e reja klimatike dhe mjedisore ndikuan në shfaqjen e eksperimenteve të para të njeriut me mbjelljen e bimëve dhe me zbutjen e kafshëve. Epoka e Neolitit (6500-4000 p.e.s.), më shumë sesa si zëvendësim i veglave të gurit prej stralli me ato prej guri të lëmuar, njihet si periudha e ndryshimeve rrënjësore në jetën e njeriut. Jeta në një vendbanim të qëndrueshëm dhe praktikimi i bujqësisëdhe i blegtorisë jo vetëm që ndryshoi thellë jetën e njeriut neolitik, por edhe hodhi bazat e të gjitha zhvillimeve të mëvonshme. Për këtë arsye, shpesh kultura neolitike konsiderohet edhe si “qytetërim neolitik”. Nga gërmimet arkeologjike janë zbuluar një numër i madh kasollesh neolitike dhe grupe banesash të përhershme, çka dëshmon për një zhvillim të madh të jetës shoqërore. Gjatë epokës së neolitit shfaqet prodhimi i qeramikës, i veglave prej guri të lëmuar dhe i objekteve artistike (figurina prej balte të pjekur). Bujqësia, e orientuar nga drithërat e bukës (gruri, thekra, elbi, tërshëra) dhe blegtoria (kryesisht mbarështimi i deleve dhe i dhive e më pas edhe i gjedhëve) u shndërruan në degët kryesore të ekonomisë. Nga ana tjetër, ato krijuan kushtet për zhvillimin e endjes, tjerrjes, prodhimit të veshjeve prej leshi, prodhimeve qeramike dhe këmbimeve ndërmjet komuniteteve. Në shumicën e rasteve, vendbanimet janë të hapura (të parrethuara me mure), me kasolle prej druri të mbuluara me kashtë, mure prej degësh të thurura e të lyera me baltë. Vendbanimet e tjera janë shpellore ose vendbanime të ndërtuara buzë liqeneve mbi platforma druri të ngritura mbi ujë (palafite). Epoka e metaleve në ShqipëriDuke filluar nga mesi i mijëvjeçarit të katërt p.e.s., komunitetet parahistorike të Ballkanit dhe ato të territorit shqiptar, filluan të shfrytëzonin metalet dhe format e hershme të metalurgjisë. Metali i parë i përdorur ishte bakri, i cili ishte më i lehtë Art shkëmborparahistorikLepenicë, VlorëEnë balteneolitike ngaKamniku, KolonjëEnë balteantropomorfe,Kamnik, KolonjëVegla pune neolitike prej guri të lëmuar345 67

