Page 90 - Demo
P. 90


                                    Kongresi i Manastirit dhe ai i ElbasanitShqiptarët përbënin krahun më radikal të xhonturqve (turqve të rinj). Në vitin 1908, turqit e rinj hodhën parullat: “Liri, barazi dhe vëllazërim”. Tek ato parulla, shqiptarët shikonin realizimin e aspiratave të tyre në fushën arsimore e kulturore. Në kuadër të bashkëpunimit, shqiptarët ndikuan në shpejtimin e rishpalljes së Kushtetutës së vitit 1876 në Perandorinë Osmane, si dhe filluan të shfrytëzonin rrethanat e krijuara pas saj. Në këtë periudhë u zgjeruan botimet dhe u shtuan shkollat shqipe. Mungesa e një alfabeti të vetëm në gjuhën shqipe ishte pengesa kryesore në fushën e botimeve. Për këtë qëllim, në Manastir u mblodh një kongres nga 14-21 nëntor 1908. Midis 50 delegatëve ishin Gjergj Fishta, Nikollë Kaçorri, Ndre Mjeda, Mit’hat Frashëri etj. Tema 11 Xhonturqit dhe shqiptarët Grmicëhistorike“E tërë Shqipëria është ngritur kundër përpjekjeve të qeverisë turke për t’i detyruar shqiptarët që të përdorin alfabetin arab, si dhe për të mbrojtur alfabetin shqip të vendosur në Kongresin e Manastirit.” Konsulli francez i Shkodrës, shkurt 1910Kongresi rekomandoi përdorimin e dy alfabeteve: atë të Stambollit dhe një tjetër me shkronja latine. Meqenëse ky i fundit ishte më i lehtë për t’u përdorur, më vonë u bë alfabeti i vetëm i gjuhës shqipe. Ky vendim i dha fund kaosit në fushën e alfabetit. Kongresi i Manastirit i dha një shtytje të mëtejshme zhvillimit të lëvizjes arsimore dhe kulturore. Hapja e shkollave të shumta kërkonte mësues të përgatitur dhe tekste shkollore. Për këtë qëllim, në Elbasan, u mblodh një tjetër kongres nga 2-8 shtator 1909. Midis delegatëve ishin Mit’hat Frashëri, Orhan Pojani etj.Kongresi vendosi hapjen e një shkolle të mesme pedagogjike (normale) në Elbasan për përgatitjen e mësuesve për shkollat fillore shqipe dhe për krijimin e një shoqërie qendrore, që të kujdesej për shkollat dhe botimin e teksteve (shoqëria 1 Gjergj Fishta 2 Nikollë Kaçorri 3 Ndre Mjeda 4 Mit’hat Frashëri88
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94