Page 91 - Demo
P. 91


                                    Tematika III“Përparimi” në Korçë). Më 1 dhjetor të atij viti u çel në Elbasan shkolla e mesme pedagogjike kombëtare shqipe, me drejtor patriotin Luigj Gurakuqi. Qysh në vitin e parë, shkolla kishte rreth 160 nxënës nga të gjitha anët e Shqipërisë. Kryengritjet e viteve 1910-1912Turqit e rinj nuk u qëndruan gjatë premtimeve ndaj shqiptarëve. Ata filluan të propagandonin se gjuha shqipe mund të shkruhej vetëm me shkronja arabe dhe morën një sërë masash kundër tyre: taksat u rritën; me ligje të posaçme, u nxorën jashtë ligjit çetat e armatosura të shqiptarëve dhe u mbyllën klubet kulturore; u mbyllën mjaft shkolla si në Pejë, në Gjilan; u ndalua mësimi i gjuhës shqipe në shkollat turke. Të gjitha këto shkaktuan reagimin e shqiptarëve, të cilët, nën drejtimin e Klubit të Manastirit organizuan mitingje në Elbasan, në Korçë e në Berat dhe u dërguan telegrame proteste parlamentit dhe qeverisë turke.Pakënaqësia ndaj turqve të rinj shpërtheu edhe në Kosovë (1910). Kryengritësit i detyruan garnizonet që të mbylleshin në kështjella. Një ushtri e madhe nën drejtimin e Shefqet Turgut pashës, njërit prej gjeneralëve më në zë të asaj kohe, mbërriti në Shkup në prill 1910. Ushtria osmane, ndonëse u godit në Grykën e Kaçanikut (30 prill 1910) nga kryengritësit e udhëhequr nga Idriz Seferi dhe humbi një të katërtën e forcave dhe 90 oficerë, iu drejtua Carralevës. Aty, u bënë pritë kryengritësit nën drejtimin e Isa Boletinit, por pas tri ditësh lufte të pandërprerë, shqiptarët lëshuan me radhë Gjakovën, Drenicën, Lumën dhe Dibrën.Për t’u shpëtuar përndjekjeve të Shefqet Turgut pashës, mjaft familje të Malësisë së Madhe u strehuan në Malin e Zi. Aty krerët shqiptarë kishin parashikuar të shpërthente një kryengritje në pranverën e vitit 1911. Qeveria malazeze, duke qenë se nuk ishte dakord me synimet e kësaj kryengritjeje, po përpiqej që ajo të mbetej lokale, të mos përhapej më gjerë. Knjazi malazez i dëboi shqiptarët nga territori malazez, prandaj kryengritja filloi më herët (24 mars 1911) dhe u shtri në krejt Malësinë e Madhe. Tuzi ra në duart e kryengritësve, të cilët dërguan përfaqësues në Shqipërinë e Jugut me thirrjen e Isa Boletinit për t’iu bashkuar kryengritjes. Në mes të prillit, gjenerali turk Shefqet Turgut pasha goditi befasisht kryengritësit në Deçiq. Pasi e mori, vendosi forca ushtarake në zonën Tuz-Kastrat, për të penguar shtrirjen e kryengritjes edhe në Kosovë. Qeveria osmane u detyrua të dëgjonte kërkesat e kryengritësve. Në Greçë, u mblodh Kuvendi i Përgjithshëm i krerëve shqiptarë (23 qershor 1911), ku u hartua një memorandum që njihet me emrin e vendit ku u mbajt kuvendi ose “Libri i Kuq” dhe që parashtronte një program të plotë të autonomisë së Shqipërisë. Qeveria nuk e pranoi memorandumin, Fakte historike...njohja e kombit shqiptar, si gjithë kombet e tjera; të kishte liri të plotë në zgjedhjen e deputetëve shqiptarë; të kishte liri për përhapjen e gjuhës shqipe dhe të shkollave shqipe; të bëhej bashkimi i vilajeteve, ku jetonin shqiptarët sipas parimit të decentralizmit dhe të harmonizoheshin ligjet turke me zakonet e vendit; nëpunësit e lartë të dinin gjuhën dhe zakonet e vendit; të gjithë nëpunësit civilë dhe ſPCPEKCTÅVÅKUJKPUJSKRVCTÅffl,gjyqtarët, xhandarët dhe policët të ishin vendas; caktimi i një guvernatori i përgjithshëm nga sulltani për një periudhë të caktuar; përdorimi i gjuhës shqipe në administratë dhe në gjyqe, në kuvende, përkrah turqishtes, si gjuhë zyrtare; shërbimi i detyrueshëm ushtarak në kohë paqe të bëhej në Shqipëri; të ardhurat ſUMCNGVÅRÅTFQTGUJKPPÅXGPF.GAh,IBRIIKUQvN¿h(ISTORIAEPOPULLITSHQIPTARvFjalorMemorandum – kujtesë që një qeveri i dërgon një qeverie tjetër për t’i shprehur pikëpamjen e vet për një çështje të caktuar, kundërshtimin ose protestën për një veprim të shtetit tjetër etj.5 Kryengritja e Kosovës, 1910. Ilustrim89
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95