Page 92 - Demo
P. 92
Mblidhni material mbi ngjarjet e viteve 1908-1912 në krahinën tuaj.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:Kushtetuta osmane e vitit 1876 Kongresi i Manastirit xhonturqitShkolla Normale e Elbasanit “Libri i Kuq” i Greçës klube kulturoreHistori përmes arsyetimit Shqiptarët ishin ndër përkrahësit e hershëm dhe më të flaktë të Revolucionit xhonturk. Evidentoni interesat e ndërsjella midis shqiptarëve dhe xhonturqve, që bënë të mundur bashkëpunimin në fazën e parë të revolucionit. Shpjegoni arsyet e zhgënjimit të mëpasshëm të shqiptarëve prej tyre. Përse kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912 u përqendruan kryesisht në Kosovë dhe Shqipërinë e Veriut? Arsyetoni mbi këtë fakt. Histori përmes analizës Renditni vendimet e kongreseve të lidhura me arsimin dhe gjuhën shqipe. Shpjegoni zhvillimin e kërkesave politike gjatë kryengritjeve të viteve 1910-1912. Tregoni në hartë shtrirjen e kryengritjeve gjatë viteve 1910-1912. Analizoni përmbajtjen e Librit të Kuq. Sipas mendimit tuaj, cilat ishin arsyet e luftës kundër gjuhës dhe shkollës shqipe nga ana e pushtuesve turq, por edhe e fqinjëve ballkanas?Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohuriveKongresi i Manastirit_____________________________________________________________________Kongresi i Elbasanit_____________________________________________________________________prandaj dërgoi forca më të mëdha ushtarake. Kryengritësit u detyruan të ulen në tavolinën e bisedimeve. Një pjesë e tyre bashkë me Dedë Gjo Lulin nuk e njohën marrëveshjen, prandaj vazhduan luftën.Një grup patriotësh u mblodhën në Stamboll dhe vendosën të përgatiten për një kryengritje të përgjithshme. Hasan Prishtina u nis drejt Kosovës, kurse Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi kaluan në viset e tjera të Shqipërisë për organizimin e luftës. Në prill 1912, lufta nisi në malësinë e Gjakovës nën drejtimin e Bajram Currit. Kryengritësit sulmuan Pejën, Gucinë dhe korrën fitore kundër forcave osmane në Qafën e Prushit. Sukseset e kryengritësve në Kosovë nxitën veprime kryengritëse edhe në Shqipërinë e Mesme dhe atë të Jugut. Krahina e Dibrës u përfshi në kryengritje, gjithashtu. Hasan Prishtina në emër të Shqipërisë, i parashtroi qeverisë turke kërkesa të moderuara për të siguruar të drejta të gjera kombëtare. Ajo deklaroi se i pranonte kërkesat. Në fakt, ato ishin reduktuar dhe deformuar. Aty nuk përmendeshin fare emrat Shqipëri dhe shqiptar, por bëhej fjalë për një reformim të territoreve në Rumeli. Kryengritja e vitit 1912 ndryshonte nga kryengritjet e mëparshme për nga shtrirja shoqërore dhe territoriale.6 Bajram Curri90

