Page 93 - Demo
P. 93


                                    Tematika IIILufta e Parë Ballkanike dhe qëndrimi i shqiptarëveNë tetor të vitit 1912, qeveritë ballkanike, të bashkuara në një aleancë, i shpallën luftë shtetit osman dhe filluan të vënë në jetë planin e copëtimit të Shqipërisë. Brenda një kohe të shkurtër, ushtria serbe pushtoi rajonin deri në Shkup në Jug, kurse nga perëndimi nëpërmjet luginës së Drinit, dolën në jug të Shkodrës dhe vazhduan përparimin drejt Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit. Ushtria serbe ndeshi në qëndresën e shqiptarëve. Pushtimi u shoqërua me raprezalje. U arrestuan Hasan Prishtina, Nexhip Draga e Idriz Seferi etj.Gjatë muajve tetor-nëntor, u shkatërruan qytetet kryesore të Kosovës, u burgosën mijëra vetë nga vilajeti i Kosovës dhe u shpërngulën rreth 150 000 shqiptarë. Në Lumë u vranë 700 veta, kryesisht gra, pleq dhe fëmijë të porsalindur. Ushtria malazeze rrethoi qytetin e Shkodrës. Ushtria greke theu forcat në Thesali dhe në Epir, mori Selanikun, rrethoi Janinën, shtiu në dorë Sazanin, zbarkoi në Himarë dhe e pushtoi së bashku me fshatrat përreth.Në rrethet diplomatike evropiane dhe në shtypin evropian filloi të flitej për ndryshime territoriale në favor të shteteve ballkanike. Duke qenë se ishte brenda shtetit osman, që i ngjante një ndërtese së cilës po i shembeshin themelet, Shqipëria do të zhdukej bashkë me të. Ndaj, detyrë urgjente ishte shpëtimi i saj. Brenda dhe jashtë vendit, në diasporën perëndimore, të gjithë ishin për rrëmbimin e armëve në mbrojtje të atdheut. Për këtë, në 14 tetor 1912, në Shkup u organizua një mbledhje, përmes së cilës u bëhej e ditur Fuqive të Mëdha se shqiptarët do të rroknin armët për të mbrojtur tërësinë tokësore dhe lirinë e vendit, dhe se kërkonin një formë të vetme qeverisjeje për të katër vilajetet shqiptare.Kalimi i platformës autonomiste në PavarësiNismën për të shpëtuar Shqipërinë e morën Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Ata shkuan në Rumani, ku u takuan me shqiptarët e atjeshëm e prej andej, shkuan në Vjenë. Qeveria austro-hungareze ishte për një Shqipëri autonome. Ky mendim mbizotëronte në rrethet diplomatike të Fuqive të tjera të Mëdha, por autonomia në kuadrin e Perandorisë Osmane nuk kishte asnjë kuptim për shqiptarët. GrmicëhistorikeTema 12 Kuvendi i Vlorës dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë“Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli më përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim.”Nga kujtimet e Ismail QemalitCopëtimi i Shqipërisë, karikaturë e botuar në një gazetë të huaj.191
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97