Page 94 - Demo
P. 94
E vetmja zgjidhje e drejtë e çështjes shqiptare ishte shpallja e Pavarësisë. Gjatë rrugës, Ismail Qemali u njoftua se brenda në Shqipëri po bëheshin përgatitjet për mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar. Mendimi i pavarësisë triumfoi mbi atë autonomist, si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Nga Triestja, ai deklaroi se me të mbërritur në Vlorë do të shpallej pavarësia e Shqipërisë dhe do të formohej një qeveri e përkohshme. Ideja e pavarësisë së Shqipërisë dhe lajmi i mbledhjes së Kuvendit Kombëtar u pritën me entuziazëm të madh në Shqipëri. Më 21 nëntor, grupi i atdhetarëve i kryesuar nga Ismail Qemali mbërriti në Durrës. Aty e priste një urdhër arresti i komandës osmane, që u orvat ta kapte të gjallë ose të vdekur. Shqiptarët e thjeshtë nuk lejuan zbatimin e urdhrit. I shoqëruar nga delegatët e Shqipërisë së Mesme, grupi vazhdoi rrugën drejt Kavajës. Disa qytete si Elbasani (25 nëntor), Tirana e Durrësi (26 nëntor), Kavaja, Peqini dhe Lushnja (27 nëntor) ngritën flamurin, për të bërë fakt të kryer pavarësinë. Me të mbërritur në Vlorë, grupi nismëtar u prit me entuziazëm. Puna e parë e Ismail Qemalit ishte organizimi i forcave të armatosura. Me anë të qarkoreve, ai kërkoi nga pleqësitë e katundeve, mobilizimin e njerëzve të aftë për luftë dhe mbajtjen e tyre në gatishmëri.Vendimet e Kuvendit dhe rëndësia e Shpalljes së PavarësisëPërparimi i shpejtë i ushtrive serbe detyroi delegatët e mbledhur në Vlorë, të hapnin më 28 nëntor Kuvendin Kombëtar, pa mbërritur të gjithë delegatët. Krahas Ismail Qemalit delegatë ishin: Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Mit’hat Frashëri, Mustafa Kruja etj. Më 29 nëntor mbërriti në Vlorë Isa Boletini me 400 luftëtarë kosovarë, i pritur me gëzim nga populli dhe delegatët. Pjesëmarrja në Kuvend e delegatëve nga të gjitha trevat e Shqipërisë i dha atij karakterin e një Asambleje Kombëtare dhe tregoi dëshirën e shqiptarëve për t’u bashkuar në shtetin kombëtar, ku do të përfshiheshin gjithë viset shqiptare. 2 Isa Boletini duke hyrë në Vlorë.92

