Page 95 - Demo
P. 95
Tematika IIIMblidhni të dhëna mbi veprën e Ismail Qemalit dhe shkruani një ese të shkurtër.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: vilajetet shqiptare autonomi pavarësi Kuvendi Kombëtar i Vlorës qeveria e përkohshmeHistori përmes arsyetimit Për një kohë të gjatë, deri në fillim të vjeshtës së vitit 1912, lëvizja patriotike shqiptare kishte këmbëngulur në kërkesën e saj për autonomi në kuadër të Perandorisë Osmane. Pastaj, në mënyrë të menjëhershme nis të kërkohet dhe të punohet për pavarësi të plotë. Shpjegoni këtë ndryshim thelbësor të qëndrimit të qarqeve patriotike shqiptare. Cila prej Fuqive të Mëdha evropiane i dha përkrahje përpjekjeve të shqiptarëve për pavarësi dhe përse? Përse disa prej qyteteve të Shqipërisë e ngritën flamurin kombëtar shqiptar përpara se ai të ngrihej në Vlorë nga Kuvendi Kombëtar?Histori përmes analizës Evidentoni natyrën mbarëkombëtare të Kuvendit të Vlorës. Tregoni në hartë përparimin e ushtrive serbe, malazeze dhe greke në Shqipëri. Shpjegoni punën që bëri Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi në përgatitjen dhe shpalljen e pavarësisë. Renditni vendimet e Kuvendit të Vlorës. Analizoni shprehjen: “Shqipëria të ishte më vehte, e lirë dhe e mosvarme”. Arsyetoni mbi shkaqet e shkëputjes me vonesë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane.Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohuriveKuvendi zgjodhi kryetar Ismail Qemalin. Në fjalimin e tij, ai tregoi për rrezikun që i kanosej vendit dhe propozoi që Shqipëria të ishte më vehte, e lirë dhe e mosvarme. Më pas u ngrit Flamuri kombëtar shqiptar në një mjedis entuziast. Nga kuvendi doli edhe qeveria e përkohshme e kryesuar prej tij, e cila po atë ditë njoftoi kancelaritë e Fuqive të Mëdha se Shqipëria kishte shpallur pavarësinë dhe se shqiptarët do ta mbronin atë me çdo kusht. Ajo doli në rrafshin ndërkombëtar si përfaqësuese e të gjithë shqiptarëve dhe tokave të tyre. Akti i 28 Nëntorit sanksionoi të drejtën e pamohueshme historike të kombit shqiptar për të qenë i bashkuar, i lirë dhe i pavarur në trojet e veta. Me këtë akt u mbyll epoka e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe u hodhën themelet e shtetit të ri sovran shqiptar. Shqipëria ishte vendi i fundit që u shkëput nga sundimi osman. Prapambetja ekonomike dhe shoqërore vonoi rritjen e forcave drejtuese të lëvizjes kombëtare. Në Shqipëri kishte grupe që nuk dëshironin shkëputjen e Shqipërisë nga perandoria. Mbizotërimi i popullsisë myslimane në vend bënte që shpallja të shihej me dyshim nga Fuqitë e Mëdha të krishtera. Rreziku i copëtimit nga monarkitë fqinje i bënte më të matur shqiptarët.Gjatë festimeve në përvjetorin e parë të Pavarësisë, 28 nëntor 1913393

