Page 96 - Demo
P. 96
Roli i diasporës në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptareVeprimtariprak ti k eSituata e të nxënit Pushtimi osman krijoi një atmosferë mbytëse për çdo veprimtari kulturore dhe arsimore shqiptare. Duke qenë se në atdheun e robëruar, lëvizja kombëtare zhvillohej në kushte ilegale dhe zbatimi i programit të saj, qoftë edhe për arsimin e kulturën, ishte gati i pamundur, një rëndësi gjithnjë e më të madhe mori veprimtaria e diasporës shqiptare. Me gjithë vështirësitë e shumta që duhej të kapërcenin, shqiptarët e mërguar mbanin kontakte dhe lidhje të vazhdueshme me atdheun dhe dhanë një kontribut shumë të madh në lëvizjen kombëtare, veçanërisht për zhvillimin e arsimit e të kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar filloi të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë e ngritura kryesisht jashtë Perandorisë Osmane.E përjavshmja dygjuhëshe (shqip-rumanisht) “Sqipetari”, “Albanezul”12 Patriotë shqiptarë në Bukuresht“Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip”, e themeluar në Stamboll në vitet e Lidhjes së Prizrenit, pati jetë të shkurtër. Megjithatë, një bërthamë anëtarësh aktivë si dhe kryetari i saj, Sami Frashëri, e vijuan veprimtarinë në fushën kombëtare më shumë në forma individuale dhe në kushte ilegaliteti. Për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të lëvizjes kombëtare, patriotët u detyruan ta kalonin një pjesë të madhe të veprimtarisë jashtë Perandorisë Osmane, por gjithnjë në afërsi të Shqipërisë, në vende si Rumania e Bullgaria, të çliruara nga zgjedha e huaj, ku kishte koloni shqiptare të mërgimit. Pikërisht kur po shtypej Lidhja e Prizrenit dhe kur ishin krijuar kushte të vështira për veprimtarinë e Shoqërisë së Stambollit, zuri fill Shoqëria e Bukureshtit, e cila si nga numri i anëtarëve, ashtu edhe nga veprimtaria, u bë shoqëria më e rëndësishme kulturore e kësaj periudhe.Në dhjetor të vitit 1884, u mblodh në Bukuresht një kuvend i posaçëm, i cili themeloi një shoqëri kulturore më vete me emrin “Drita”. Themelimi i kësaj 94

