Page 97 - Demo
P. 97
Tematika IIIshoqërie kulturore, pjesëmarrja e qindra shqiptarëve ortodoksë, në mënyrë të veçantë e korçarëve që në rini kishin ndjekur shkollën e kishën greke, i shqetësoi kundërshtarët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe veçanërisht qarqet shoviniste greke. Ndërhyrjet dhe intrigat e jashtme bënë që në radhët e Shoqërisë së Bukureshtit të futej fara e grindjes dhe e përçarjes dhe që veprimtaria e saj të ndalej përkohësisht. Në vendin e saj u krijuan dy shoqëri, njëra po me emrin “Drita” dhe, nga mesi i vitit 1887, një shoqëri tjetër me emrin “Dituria”, sipas emrit të dytë të revistës shqipe të botuar në Stamboll.Në vitet ‘90 të shek. XIX, lëvizja kombëtare në diasporë mori zgjerim më të madh. Ashtu si në Rumani, edhe në Bullgari kishte mërgimtarë shqiptarë të vendosur atje që më parë, por tani ky numër sa vinte e shtohej. Me zgjerimin e numrit të shqiptarëve që interesoheshin për fatin e atdheut të robëruar, në janar të vitit 1893, u formua në Sofje shoqëria shqiptare me emrin “Dëshira”. Një qendër tjetër e rëndësishme e lëvizjes shqiptare gjatë kësaj periudhe ishte Egjipti. Nismat e para të Thimi Mitkos e të Jani Vretos për të formuar këtu një shoqëri kulturore nuk patën sukses, por në vitin 1894 u arrit që të formohej një shoqëri me emrin “Vëllazëria e Shqiptarëve”. Një rol të rëndësishëm në dobi të lëvizjes kombëtare vijuan të luanin në këtë periudhë edhe arbëreshët e Italisë. Megjithëse i moshuar, në krye të lëvizjes arbëreshe qëndronte gjithnjë shkrimtari dhe atdhetari i shquar Jeronim de Rada. Objektivat e të nxënitNxënësi/ja:• evidenton situatën në të cilën ndodhej Shqipëria në periudhën e Rilindjes Kombëtare;• identifikon komunitetet kryesore të diasporës shqiptare në vende të ndryshme me kontribut thelbësor në procesin e Rilindjes;• dallon disa prej figurave të rëndësishme të diasporës me kontribut në Rilindjen Kombëtare, duke vënë në dukje rolin e tyre në të;• argumenton rëndësinë e kontributit të diasporës shqiptare në zhvillimin e Rilindjes Kombëtare dhe arritjet e saj.ZhvillimiMësuesi/ja e ndan klasën në grupe, duke udhëzuar secilin që të mbledhë materiale dhe të prezantojë kontributin e një prej kolonive shqiptare në diasporë dhe të evidentojë të paktën një prej figurave më përfaqësuese të kësaj kolonie me peshë në Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Paraqitja të jetë në formën e një prezantimi sipas zgjedhjes së secilit grup.Në bazë të një minutazhi të caktuar, grupet paraqesin punimet e tyre lidhur me veprimtarinë e kolonive dhe figurat e përzgjedhura. Në varësi të kohës së disponueshme, mund të nxiten grupet e tjera të bëjnë pyetje lidhur me prezantimet respektive. Në përfundim, në klasë zhvillohet një diskutim i shkurtër lidhur me Rilindjen Kombëtare dhe rëndësinë e saj në promovimin e kulturës dhe arsimit dhe, në përgjithësi, të interesave kombëtare shqiptare drejt krijimit të një shteti të pavarur.Në përfundim, kryhet vlerësimi i punës së secilit grup bazuar në produktin e punës së tyre.UdhëzimKoha1 orë mësimore.MetodaPunë në grupe, prezantim.95

