Page 98 - Demo
P. 98
Tematika Sfidat e shtetit të pavarur shqiptar (1912-1939)4Gjatë kësaj tematike, nxënësi/ja:• përshkruan veprimtarinë e qeverisë së përkohshme të Vlorës;• analizon vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër për statusin, kufijtë dhe organizimin e shtetit shqiptar;• përshkruan organizimin e principatës shqiptare të princ Vilhelm Vidit;• evidenton qëndrimin që mbajtën Fuqitë e Mëdha ndaj Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore;• nxjerr në pah detyrat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe reagimet e saj, duke evidentuar Republikën e Korçës dhe Kongresin e Durrësit;• përshkruan dhe gjykon qëndrimin e Fuqive të Mëdha ndaj çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris;• identifikon shkaqet e thirrjes së Kongresit Kombëtar të Lushnjës;• analizon vendimet e Kongresit të Lushnjës, duke evidentuar rëndësinë e tij;• përshkruan veprimtarinë e qeverisë së Sulejman Delvinës dhe përpjekjet për shtrirjen e autoritetit qeverisës në të gjithë territorin e shtetit shqiptar;• shpjegon veprimtarinë e grupimeve kryesore politike gjatë viteve 1921-1924;• evidenton formën e organizimit të shtetit shqiptar sipas Statutit të Zgjeruar të Lushnjës;• shpjegon përpjekjet e presidentit Ahmet Zogu për stabilizimin e situatës ekonomike dhe politike në Shqipëri;• përcakton drejtimet kryesore të politikës së jashtme të shtetit shqiptar gjatë viteve 1925-1928;• tregon rrugën e kalimit nga republika në monarki, duke evidentuar ndryshimet në organizimin shtetëror;• shpjegon marrëdhëniet me jashtë të shtetit shqiptar gjatë viteve 1925-1939.qeveri kombëtare, status ndërkombëtar, administrim ndërkombëtar, KNK, lëvizja vorio-epirote, Traktati i Fshehtë i Londrës, statut, parlamentarizëm, paktet e Tiranës, grupime/parti politike, republikë, monarki, senat, opozitë, statut, kode, autoritarizëm, stabilitetKoncepte kyçe96

