Page 99 - Demo
P. 99


                                    Tematika IVQeveria e Vlorës përballë sfidave të rëndaQeveria e përkohshme e Vlorës, e kryesuar nga Ismail Qemali, jetoi dhe veproi në kushte shumë të vështira të brendshme dhe të jashtme. Përballë saj qëndronin objektiva të tillë themelorë, si: • përballja me trupat ndërluftuese në Luftën Ballkanike – pushtuese të territoreve shqiptare;• njohja ndërkombëtare e pavarësisë së shtetit shqiptar nga Fuqitë e Mëdha, nga Perandoria Osmane e vendet ballkanike;• përcaktimi i kufijve të shtetit të ri shqiptar. Detyra tejet të rëndësishme ishin dhe shtrirja e autoritetit të saj në territoret shqiptare, si dhe organizimi administrativ i vendit. Pushteti i saj ndërkohë shtrihej në një territor të kufizuar, në trekëndëshin Vlorë-Berat-Lushnjë, me një sipërfaqe rreth 4000 km2 dhe një popullsi rreth 250 000 banorë.Në planin ndërkombëtar, qeveria e Vlorës kërkoi që në fillim nga Fuqitë e Mëdha, Turqia dhe vendet ballkanike njohjen e shtetit të ri dhe të qeverisë shqiptare. Ajo shpalli gjithashtu qëndrimin e saj asnjanës në Luftën Ballkanike dhe kërkoi largimin e trupave pushtuese, duke shprehur dëshirën që populli shqiptar të jetonte në paqe me shtetet fqinje dhe të bëhej një element ekuilibri në Ballkan.Por këto kërkesa nuk u pranuan. Që nga fundi i vitit 1912 ushtritë serbe, malazeze dhe ato greke, i kishin shtrirë veprimet e tyre ushtarake në territoret shqiptare. Trupat malazeze dhe ato serbe mbanin të rrethuar Shkodrën, ato serbe arritën deri në Durrës, ndërsa forcat ushtarake greke, pasi morën Janinën, në mars 1913, zunë dhe krahinëne Çamërisë. Ato bllokuan bregdetin deri në afërsi të Vlorës dhe po depërtonin në jug të vendit. Pas një qëndrese të gjatë, në prill 1913, Shkodra iu dorëzua Malit të Zi nga Esat pashë Toptani, që ishte në krye të forcave mbrojtëse të Shkodrës. Në maj 1913, Fuqitë e Mëdha e detyruan Malin e Zi të tërhiqej nga Shkodra dhe në këtë qytet u vendos pushteti i një Komisioni Ushtarak Ndërkombëtar. Më 13 maj 1913, u nënshkrua Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Osmane dhe aleatëve ballkanikë. Në këto rrethana, qeveria e Vlorës mbështeti luftën për mbrojtjen e Shkodrës dhe të Janinës, kur në Kongresin e Londrës, të thirrur që në fund të dhjetorit 1912, po diskutoheshin kufijtë e Shqipërisë. Në këto dy qytete luftuan heroikisht vullnetarë shqiptarë, krahas forcave turke. Qeveria shqiptare kërkoi që kjo mbrojtje të bëhej nën flamurin e Shqipërisë dhe jo të Turqisë. Me nënshkrimin e Traktatit të Paqes së Perandorisë Osmane me shtetet ballkanike, u larguan edhe trupat turke që gjendeshin në Shqipëri.GrmicëhistorikeQeveria e përkohshme e Vlorës Tema 1Nga fundi i marsit 1913, kur Greqia po bombardonte nga deti qytetin e Vlorës dhe kishte prerë kabllon, një vapor me flamur britanik kishte ardhur në bregun e detit, një jaht i dukës Montpesje (vëllai i vogël i dukës së Orleanit). Ai dërgoi një korrier të tij tek Ismail Qemali për ta vënë në dijeni për qëllimin e vizitës së tij: do të bëhej kandidat për fronin e Shqipërisë.Ismail Qemali dhe Isa Boletini197
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103