Page 10 - Demo
P. 10
41.2lëshon dy elektroneatom magnezi atom oksigjeni jon magnezi Mg2+ jon oksigjeni, O2+formohen[218]2+ [218]2- 21812 216 dheMg O2+ 2-Mg OREAKSIONET REDOKSReaksionet redoksOksidimi dhe reduktimiMësuam se magnezi digjet në oksigjen dhe formohet oksidi i magnezit.2Mg(ng) 1 O2(g) 2MgO(ng)Gjithashtu kemi thënë se magnezi është oksiduar, ndërsa oksigjeni është reduktuar. Si ndodh kjo?Le të shohim çfarë ndodh me elektronet: Gjatë reaksionit, atomi i magnezit jep dy elektrone, ndërsa atomi i oksigjenit merr dy elektrone.Nëse gjatë një reaksioni një atom apo një jon jep elektrone, oksidohet, ndërsa kur merr elektrone, reduktohet.Reaksionet kimike që shoqërohen me dhënie dhe me marrje elektronesh, quhen reaksione redoks.Skema e dhënies dhe e marrjes së elektroneve Për të treguar marrjen dhe dhënien e elektroneve në një reaksion mund të përdorim gjysmëbarazimet. Një gjysmëbarazim tregon dhënien e elektronit dhe gjysmëbarazimi tjetër, marrjen e elektronit.Për të shkruar gjysmëbarazimet për reaksionin e mësipërm veprojmë në këtë mënyrë:1. Shkruajmë atomin ose grupin atomik që merr apo jep elektrone.magnezi: Mg →Mg2+ 1 2e 2 gjysmëbarazimi i oksidimitoksigjeni : O 1 2e 2 → O2- gjysmëbarazimi i reduktimit2. Kontrollojmë nëse gjysmëbarazimet janë shkruar saktë.Në gjysmëbarazimin e mësipërm oksigjeni nuk është në formën e tij të saktë. Ai haset në trajtë molekulash dyatomike, kështu që duhet të ndryshohet nga O në O2. Kjo do të thotë se duhet dyfishuar edhe numri i elektroneve dhe i joneve të oksigjenit.oksigjeni: O2 1 232e 2 → 2O2 -3. Barazojmë numrin e elektroneve të dhëna me numrin e elektroneve të marra.Në këtë rast duhet të shumëzojmë gjysmëbarazimin e magnezit me 2. magnezi: 2Mg → 2Mg2+ 1 4e 2oksigjeni: O2 1 4e 2 → 2O2-Në këtë mënyrë kemi ndërtuar skemën e dhënies dhe marrjes së elekroneve, ku secili nga gjysmëbarazimet ka nga katër elektrone.!!Mbani mend:Oksidimi është dhënia e elektroneve.Reduktimi është marrja e elektroneve. Dy mënyra për të treguar oksidiminOksidimin (dhënien e elektroneve) mund ta paraqesim në dy mënyra: Mg Mg21 1 2e 2 oseMg 2 2e 2 Mg21Çdonjëra prej tyre është e saktë.

