Page 100 - Demo
P. 100
947.6p Shumë substanca mund të përdoren si katalizatorë. Zakonisht, ato prodhohen në forma që kanë sipërfaqe të mëdha.shkopi digjetoksid mangani (IV)shkop i ndezurtretësirë e peroksidit të hidrogjenitmëlçi e pagatuarshkopi digjet shkumë shkopi digjetoksid mangani (IV)shkop i ndezurtretësirë e peroksidit të hidrogjenitmëlçi e pagatuarshkopi digjet shkumë shkopi digjetoksid mangani (IV)shkop i ndezurtretësirë e peroksidit të hidrogjenitmëlçi e pagatuarshkopi digjet shkumë Duke qenë se peroksidi i hidrogjenit shpërbëhet shumë ngadalë, sasia e oksigjenit nuk është e mjaftueshme për djegien e mëtejshme të shkopit. Oksid mangani(IV) bën që shpejtësia e reaksionit të rritet mijëra herë. Djegia e shkopit shoqërohet me flakë. Edhe mëlçia e pagatuar e përshpejton reaksionin. Tretësira shkumëzohet ndërkohë që flluskat e oksigjenit pluskojnë dhe shkopi vazhdon të digjet në flakë. SHPEJTËSIA E REAKSIONIT KIMIKKatalizatorëtÇfarë është katalizatori?Mësuam që shpejtësia e një reaksioni rritet nga rritja e temperaturës, rritja e përqendrimit të një reaktanti apo rritja e sipërfaqes së kontaktit të një reaktanti të ngurtë. Përveç tyre ka edhe faktorë të tjerë, që ndikojnë në rritjen e shpejtësisë së reaksionit, siç është për shembull katalizatori.Katalizatori është një substancë kimike, e cila ndikon në shpejtësinë e një reaksioni dhe në fund të tij mbetet e pandryshuar, si në përbërje kimike, ashtu edhe në masë. Shembull: shpërbërja e peroksidit të hidrogjenit Peroksidi i hidrogjenit është një lëng pa ngjyrë, që shpërbëhet shumë ngadalë në ujë dhe në oksigjen:peroksid hidrogjeni ujë 1 oksigjen 2H2O2(l) 2H2O(l) + O2(g)Më poshtë do të shohim si ndikon katalizatori në reaksionin e shpërbërjes së peroksidit të hidrogjenit.1. Hedhim peroksid hidrogjeni në tre cilindra të shkallëzuar. Cilindri i parë mbahet për etalon (model). 2. Shtojmë oksid mangani(IV) te cilindri i dytë dhe një copëz mëlçi të pagatuar tek i treti.3. Përdorim një shkop të ndezur për të provuar praninë e oksigjenit në cilindër. Shkopi do të marrë flakë dhe do të vazhdojë të digjet derisa në cilindër të ketë mjaftueshëm oksigjen.Rezultatetp Molekulat e enzimës janë të mëdha dhe të ndërlikuara, ashtu siç paraqiten në këtë model.Oksidi i manganit(IV) ndikon si katalizator për këtë reaksion. Nëse shtojmë më shumë oksid mangani(IV), reaksioni do të kryhet edhe më shpejt. Në mëlçinë e pagatuar ndodhet një substancë që vepron si katalizator. Ajo është një enzimë që quhet katalazë.Çfarë janë enzimat?Enzimat janë proteina që prodhohen nga qelizat dhe veprojnë si katalizatorë biologjikë. Enzimat gjenden në çdo gjallesë. Trupi ynë përmban me mijëra lloje enzimash. Për shembull: enzima katalazë rrit shpejtësinë e shpërbërjes së peroksidit të oksigjenit në qeliza përpara se ai të na dëmtojë. Amilaza që gjendet në pështymë, shpejton shpërbërjen e niseshtesë në ushqimin tonë. Pa enzimat, në temperaturën e trupit, shumica e reaksioneve që ndodhin në qeliza, do të ishin shumë të ngadalta dhe ne do të vdisnim. Enzimat ndikojnë që këto reaksione të zhvillohen shpejt në temperaturë të ulët.

