Page 101 - Demo
P. 101
95Si veprojnë katalizatorët?Që të ndodhë një reaksion, grimcat e reaktantëve duhet të kenë mjaftueshëm energji për t’u përplasur (goditur) dhe për të prishur lidhjet e vjetra. Prania e një katalizatori në reaksion bën që reaktantët të bashkëveprojnë në një mënyrë, që kërkon më pak energji. Kjo tregon se në prani të një katalizatori, grimcat e reaktantëve edhe pse zotërojnë më pak energji sesa ajo që u duhej pa katalizator, kryejnë më shumë goditje efikase. Kështu, reaksioni përshpejtohet, por vetë katalizatori mbetet i pandryshuar. Për çdo reaksion zgjidhet një katalizator që nuk ndikon në reaksione të tjera. Ai ka karakter specifik. Katalizatorët në industrinë kimikeShumë reaksione në proceset industriale kanë nevojë për nxehtësi, por përdorimi i karburantit është me kosto të lartë. Për këtë arsye, prania e një katalizatori në një temperaturë të caktuar bën që reaksioni të përshpejtohet dhe produkti të përftohet më shpejt. Madje, reaksioni mund të ndodhë shpejt në një temperaturë më të ulët, që do të thotë më pak shpenzime në karburant. Kjo tregon se katalizatorët janë shumë të rëndësishëm në industrinë kimike. Të tillë janë elementet kalimtare ose oksidet e tyre. Përmendim: hekurin që përdoret në prodhimin e amoniakut; oksidin e vanadit(V), që përdoret në prodhimin e acidit sulfurik.Përdorimi i enzimaveNë organizmat e gjallë prodhohen mijëra enzima të ndryshme. Përdorimet e tyre janë nga më të shumëllojshmet. Kështu, disa baktere prodhojnë enzima që katalizojnë shpërbërjen e yndyrës, niseshtesë dhe proteinave. Këto baktere mund të rriten në cisterna, në fabrika etj. Disa enzima përdoren në prodhimin e detergjenteve ose lëndëve larëse biologjike. Gjatë larjes, ato ndihmojnë në shpërbërjen e yndyrës, njollave të ushqimit apo edhe ato të gjakut në rroba. Enzimat veprojnë më mirë në kushte të njëjta me ato të qelizave të gjalla, nga të cilat janë prodhuar. Në temperaturë të lartë, çdo enzimë denatyrohet dhe e humbet formën e saj. Një enzimë vepron më mirë në një interval të caktuar pH. Ajo mund të denatyrohet duke i shtuar acid ose bazë.Pp Në makinat larëse mund të përdorim detergjentin biologjik, por jo për materialet e leshta dhe ato të mëndafshta, sepse shpërbën proteinat.p Një katalizator i përbërë nga platini dhe rodiumi, në formën e një rrjete sitë po futet në një cisternë. Ai do të përdoret për oksidimin e amoniakut gjatë prodhimit të acidit nitrik.! Më shumë do të thotë më shpejtSa më shumë katalizator në masë të shtoni, aq më shpejt zhvillohet reaksioni.1. Çfarë kuptojmë me termin katalizator?2. Përcaktoni se ku ndikon katalizatori:a) në shpejtësinë e reaksionit;b) në llojin e produkteve që formohen;c) në masën në gram të secilit produkt të përftuar.3. Shpjegoni çfarë kuptoni me termin enzimë. Jepni një shembull.4. Pse trupi ynë ka nevojë për enzimat?5. Katalizatorët janë shumë të rëndësishëm në industri. Shpjegoni pse.6. Përmendni emrat e dy katalizatorëve që përdoren në industrinë kimike.7. Në kutinë e një larësi biologjik ka disa udhëzime, një prej të cilëve është: Mos e përdorni në larje me temperaturë më të lartë se 60°C. Shpjegoni arsyen.SHPEJTËSIA E REAKSIONIT KIMIK

