Page 102 - Demo
P. 102


                                    96s Njohuri të tjera për enzimatOrigjina e tyreEnzimat janë proteina që prodhohen nga organizmat e gjallë, për të vepruar si katalizatorë gjatë reaksioneve të tyre. Enzimat mund të prodhohen nga bimët, kafshët e mikroorganizmat (si bakteret dhe kërpudhat). Në fakt, pjesa më e madhe e tyre përftohet prej mikrobeve.Përdorimi tradicional i enzimaveNjerëzit i kanë përdorur enzimat që para mijëra vjetësh.  Për gatimin e bukës – Miellit që përdoret për të bërë brumin e bukës, i shtohet një tharm (maja) dhe sheqer. Kur brumi lihet në një vend të ngrohtë, qelizat e tharmit ushqehen nga sheqeri për të marrë energji. Enzimat që prodhohen prej tyre, katalizojnë reaksionin që quhet fermentim:C6H12O6 (uj)i katalizuar nga enzimat  2C2H5OH(uj) + 2CO2(g) + energji glukozë etanol dioksid karboniDioksidi i karbonit mundëson fryrjen e brumit. Gjatë pjekjes së bukës, vëllimi i këtij gazi rritet për shkak të nxehtësisë së furrës. (Në këtë mënyrë, buka bëhet si sfungjer). Nxehtësia e “vret” tharmin.  Për fermentimin e qumështit - Për të përftuar kosin, në qumësht shtohet një bakter i veçantë, i cili ushqehet me laktozë (sheqer) për të përftuar energji. Enzimat e tij katalizojnë kthimin në acid laktik dhe në substanca të tjera, të cilat mundësojnë shndërrimin e qumështit në kos. Prodhimi i enzimave Për gatimin e bukës dhe përftimin e kosit përdoren mikroorganizma që prodhojnë enzima. Por, për prodhimin e ushqimeve në shumë procese industriale, enzimat prodhohen në mënyra të ndryshme. Kështu, bakteret dhe mikrobe të tjera rriten në cisterna që përmbajnë përzierje me shumë ushqyes. Në këtë mënyrë, ato shumohen shpejt. Më pas vriten dhe enzimat e tyre ndahen e pastrohen. Pas këtij procesi, enzimat transportohen drejt fabrikave.p Qelizat e majasë. Edhe pse qelizat janë njësi të gjalla, enzimat që ato prodhojnë, nuk janë të tilla. Enzimat janë thjesht përbërje kimike (proteina). p Vrimat e krijuara te buka tregojnë rritje të vëllimit të dioksidit të karbonit (gaz). p Në këtë cisternë ndodhen baktere që prodhohen nga enzimat. Ato mund të jenë, për shembull, enzimë amilazë, e cila katalizon kthimin e niseshtesë në sheqer. p Amilaza përdoret në fabrika për prodhimin e shurupit nga mielli i misrit. Ky lloj shurupi përdoret për përgatitjen e biskotave, tortave, pijeve dhe salcave të ndryshme.SHPEJTËSIA E REAKSIONIT KIMIK96
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106