Page 103 - Demo
P. 103


                                    97s Përdorimi i enzimave Enzimat kanë një përdorim të gjerë. Më poshtë renditen disa nga përdorimet më të zakonshme: Për prodhimin e çokollatave me krem (kremi në mes të çokollatës) përdoret enzima invertazë. Fillimisht prodhohet një pelte që përmban sheqer, ujë, aromatizues, ngjyrues dhe invertazë. Më pas, copëzat e saj zhyten në çokollatë të shkrirë, e cila ngurtësohet. Invertaza katalizon shpërbërjen e sheqerit (e bën më të lëngshëm), duke e bërë përbërjen të rrjedhshme. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me enzima të tjera, të cilat shërbejnë për “të zbutur” ushqimin e konservuar për fëmijët e vegjël.  Për zbardhjen e xhinseve, dikur përdorej shkuma e detit, ndërsa sot këtë gjë e mundëson një enzimë.  Për prodhimin e larësve biologjikë përdoren enzima që katalizojnë shpërbërjen e yndyrës dhe të njollave. Në analizat e ADN-së përdoret enzima polimerazë, që mundëson “rritjen” në shkallën e duhur të ADN-së për identifikimin e autorit të një krimi, nga i cili mbeten shpesh pjesëza të vogla të lëkurës ose të gjakut në vendngjarje. Mekanizmi i veprimit të enzimësFigurat e mëposhtme tregojnë se si një molekulë enzime katalizon shpërbërjene një molekule aktive.p Në këtë rast është përdorur enzima invertazë.p Në këtë rast përdoret enzima polimerazë.molekulat e produktit molekulë enzime e pandryshuar shpërbërja e molekulës molekulë aktivemolekulë enzimë molekulat e produktit molekulë enzime e pandryshuar shpërbërja e molekulës molekulë aktivemolekulë enzimë molekulat e produktit molekulë enzime e pandryshuar shpërbërja e molekulës molekulë aktivemolekulë enzimë Fillimisht, të dyja molekulat futen te njëra-tjetra si copëza mozaiku (forma e qendrës aktive të enzimës duhet të përshtatet me formën e molekulave të substancave vepruese).“Blloku” që formohet lehtëson shpërbërjen e molekulës. Në këtë rast nuk nevojitet energji nëpërmjet nxehjes.Kur shpërbërja është e plotë, molekulat e produktit largohen. Ato zëvendësohen nga molekula të tjera.p Shumë baktere jetojnë në grykat e nxehta të dyshemesë së oqeanit, në një temperaturë deri në 400°C.Enzimat kanë formë shumë më të ndërlikuar se ajo që paraqitet në skemat e mësipërme. Megjithatë, nëpërmjet këtij modeli të dhënë mësojmë se si funksionojnë enzimat. Kërkimi për ekstremofiletShumica e enzimave funksionojnë rreth temperaturës 40°C dhe me një nivel pH jo shumë larg 7-ës, pra, në kushte të njëjta me ato të qelizave që i prodhojnë.Sot, në botë, nga shkencëtarët po bëhen kërkime për gjetjen e mikroorganizmave që jetojnë në kushte shumë të vështira, për shembull: në shtresat e thella të Antarktidës ose në grykat e nxehta të dyshemesë oqeanike, apo në liqenet acide përreth vullkaneve. Mikroorganizmat që jetojnë në mjedise të tilla, quhen ekstremofile.Ekstremofilet janë të dobishme, sepse enzimat e krijuara nga këto mikrobe mund “të punojnë” në të njëjtat kushte të vështira. Për këtë arsye, ato mund të përdoren në shumë degë të industrisë.SHPEJTËSIA E REAKSIONIT KIMIK97
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107